4 Ushtrime për Humbje të Peshës të Cilat nuk i Dëmtojnë Gjunjët Tuaj
Nëse ju vetëm se keni filluar bërjen e ushtrimeve fizike, apo thjesht jeni të shqetësuar nëse keni ndonjë rrezik të lëndoheni nga performimi i ushtrimeve, atëherë në fillim ju mund të provoni të bëni vetëm kardio të lehtë e cila do ju ndihmoj në humbjen e peshës.
Ushtrimet e lehta bëhen duke mbajtur njërën këmbë në tokë për të rregulluar stresin apo të vëni presion në nyjet tuaja.
Paralajmërim – vetëm se këto ushtrime janë të lehta nuk do të thotë se ju nuk do të drejsiteni!
Më poshtë, ne kemi shënuar 4 ushtrime të kardios të cilat do të aktivizojnë sistemin tuaj kardiovaskular dhe muskulor. Ato janë gjithashtu shumë të përshtatshme për ditët në të cilat jeni të lodhur për të bërë ushtrime më të rënda.
Ju rekomandojmë këtë artikull:
Ushtrimet me Intensitet të Lartë
Shkoni në palestër dhe provoni notin
Ushtrimi më i mirë për nyjet e këmbëve tuaj, është noti i cili gjithashtu ndihmon në humbjen e kalorive.
Dendësia e ujit ndihmon në zvgoëlimin e stresit në trupin tuaj dhe ndihmon atë në humbjen e peshës, noti përfshihet në ushtrimet e kardios dhe ndihmon në forcimin dhe përmirësimin e përkulshmërisë së trupit.
Edhe lëvizja më e vogël në ujë aktivizion pjesën e lartme dhe të poshtme të trupit tuaj – veçanërisht supet, krahët, gjoksin dhe këmbët tuaja.
Ky është një nga ushtrimet më të mira në botë.
Kaloritë e humbura: Për një person i cili ka 70 kg, 30 minuta not mund të humb 220 kalori. Për një person i cili ka 83 kg, mund të humb 270 kalori.
Mbani njërën këmbë në dysheme gjatë kickboxing me kardio
Një ushtrim i cili mund të kryhet mjaft lehtë, është kardio kickboxing, i cili bënë kombinimin e boxing dhe kardios në mënyrë që ju të djersiteni dhe të humbni kalori më shpejt.
Dhe juve nuk ju duhet një thes për qëllime me grushta – të gjitha lëvizjet mund të bëhen në ajër.
Filloni ngadalë me gjuajtjet tuaja, në mënyrë që të siguroheni se nuk jeni duke dhënë tension të panevojshëm gjunjëve dhe kyçeve tuaja të këmbëve.
Provoni këtë program duke bërë nga 3 herë:
- 1 min. Qëllimet me grusht përpara
- 1 min. Shqelmimi me këmbë përpara
- 1 min. Kërcime lartë – poshtë
- 2 min. Pushim
- 1 min. Shmangie dhe sulm
- 1 min. Shqelmimi me këmbë mbrapa
- 2 min. Pushim
Kaloritë e humbura: Përafërsisht të njëjta me ushtrimet aerobike, kardio kickboxing humb kalori njësoj me ato – një person i cili ka 70 kg humd përkatësisht 260 kalori në 30 minuta, dhe një person i cili ka 83 kg humb rreth 310 kalori.
Provoni ushtrimin e tërheqjes së litarit në palestër
Një lloj tjetër i ushtrimeve i cili ndihmon në forcimin e trupit është tërheqja e litarit.
Ky ushtrim është mjaft efektiv veçanërisht te personat të cilët janë të shqetësuar për nyjet e tyre.
Për këtë ushtrim juve do ju duhet pajisja për tërheqjen e litarit, dhe për këtë arsye këtë ushtrim duhet ta performoni në palestër.
Mbani qëndrimin e duhur:
- Uluni në pranë pajisjes dhe theni pak gjunjët në mënyrë që shputat të mbështeten më mirë në platform, pani dhe mbani dorezën. Uluni drejt dhe shumë lehtë anoni përpara me duart drejt.
- Duke u mbështetur në thembrat, vendosni presion në këmbët tuaja. Mbani trupin tuaj në një kënd vetëm pak më të thyer se 90 shkallë dhe tërhiqni litarin. Këmbët tuaja duhet të jenë të shtrira.
- Lejoni që trupi juaj të lëvizë drejt platformës, dhe pasi që duart tuaja kanë kaluar gunjët tuaj, filloni të theni përsëri gjunjët në mënyrë që të ktheheni në pozicionin e mëparshëm.
Kaloritë e humbura: Një person i cili ka 70 kg mund të humb 260 kalori për 30 minuta, ndërsa një person i cili ka 83 kg mund të humb rreth 310 kalori.
Rrini në shtëpi dhe provoni këto ushtrime të kardios
Nëse juve ju duhen disa ushtrime të lehta të cilat mund t’i bëni në shtëpi atëherë provoni këto në mënyrë që të humbni kalori dhe të djersiteni edhe në shtëpi.
Mbani pozicionin e të gjitha ushtrimeve 30 deri në 45 sekonda dhe pasi ta përfundoni pushoni 1 min.
Përsëritni programin e ushtrimeve 3 herë.
Vraponi dhe kërceni në vend
Mos harroni që të bëni këtë ushtrim me kujdes. Mos bëni këtë ushtrim shumë shpejt pasi që ju dëshironi të rrisni të rrahurat e zemrës jo vetëm ta përfundoni ushtrimin sa më shpejt.
Ju rekomandojmë këtë artikull:
6 Mënyra për të Reduktuar Masën Dhjamore teksa Shtoni Masë Muskulare