Cka është Masazhi?
Fjala masazh rrjedh nga gjuha Greke “MASSEIN” që do të thotë mbrojtje, modelim, në afrim me fjalën Latine “MANUS” që do të thotë dora që është instrumenti i veçantë me të cilin kryhet masazhi.
Prej mijëra vjetësh masazhi ka një rëndësi të madhe për trajtimin e të sëmurëve, të traumatizuarve, të gjymtuarve, etj. Secili prej nesh, në mënyrë instiktive lëmon ose fërkon një pjesë të trupit për të qetësuar dhimbjen.
Masazhi gjithnjë e më shpesh bënë pjesë në programet e mjekimit dhe pranohet me kënaqësi nga pacientët. Aktiviteti i masazhit klasik bënë pjesë në metodën që përdoret për të përmirësuar gjendjen sportive të sportistëve.
Masazhi gati gjithnjë shoqërohet me një gjimnastikë të lehtë aktivo-pasive dhe ushtrime të frymëmarrjes.
Masazhi vepron pozitivisht mbi psikikën me efekt çlodhës, qetësues dhe relaksues në mirëqenien e përgjithshme. Në bazë të literaturës moderne, mundësitë e veprimit të masazhit janë:
- Veprimi i përgjithshëm mbi organizmin
- Zgjerimi i kalibrit lokal të kapilarëve
- Regullimi i tonusit muskular
- Rritja e rikthimit venoz dhe limfatik, për pasojë rritjen e tonusit muskular, etj.
- Aktivizimi i hormoneve nervore dhe indore ( p.sh. lëndëve vazoaktive)
- Veprime reflektoze mbi organet e mrendshme, por edhe tek indet e lëkurës.
- Veprim qetësues të përgjithshëm.
Fizioterapisti ose Masazhisti në radhë të parë duhet të ketë arsimin përkatës sepse ai duhet të zotërojë mirë anatominë e trupit të njeriut.
Duhet njohur ndërtimin anatomik të sistemit të qarkullimit të madh e të vogël të gjakut, të qarkullimit arterial dhe venoz. Mënyrat kryesore të masazhimit tek dëmtimet sportive janë: lëmimi, fërkimi, shkrifja, shtrydhja, etj. Gjithashtu rol pozitiv luajnë edhe përdorimi i pastave, kremrave dhe vajrave të ndryshme.
Në Ambulancën e Terapisë Fizikale “FIZIOTERAPIA EDITA” në Vushtrri i aplikojmë disa lloje teknikash të masazhit: masazhë klasike, masazhë terapeutike, masazhë anticelulit, masazhë me vakum, masazhë me kupa, masazhë me aparatura dhe masazhë me shtratin Migun. Për termine mund të kontaktoni në numër +38345620411