Lart

Si të Mjekojmë Kyçin e Ndrydhur të Këmbës?

Trajtimi i hershëm i kyçeve të ndrydhur mund të përshpejtojë procesin e shërimit si dhe t’i zvogëloj simptomat. Në vijim gjeni disa hapa të cilat duhet t’i ndiqni për t’i zvogëluar pasojat e kyçeve të ndrydhura.

Hapat janë të bazuar në pushim, ftohjen me anë të akullit, mbeshtjelljes dhe ngritjes së kyçit. Pasi dhimbja dhe enjtja fillestare të largohen, rehabilitimi më intenziv mund të filloj për t’u siguruar se do të keni shërim të plotë.

mjekojme kycin e ndrydhur te kembes

Hapat e mjekimit

  • Mbroni kyçin e lënduar. Ky hap duket mjaft i thjeshtë mirëpo shumë njerëz e harrojnë. Mos ecni me kyçin e lënduar, mbrojeni atë duke e mobilizuar me anë të patericave dhe mbrojtëseve. Duke ia mundësuar kyçit mbrojtjen dhe pushimin bëhet zvogëlimi i enjtjes dhe dëmtimi i mëtutjeshëm. Sa më pak enjtje dhe skuqje që ndodhë aq më lehtë kalohet në fazën e dytë të rehabilitimit. Nëse nuk e mbroni kyçin ju vetëm sa e shtyni procesin e shërimit, si dhe i vështirësoni dhe stërzgjasni fazat fillestare të shërimit.
  • Pushoni. Për disa ditë mos i përdorni fare këmbët. Kjo nuk do të thotë që të mos jeni aktiv. Mirëpo thjeshtë sigurohuni që nuk jeni duke i përdorur kyçet. Mënyra më e mirë për të pushuar kyçet dhe të qëndroni aktiv por njëkohësisht të përdorni paterica për disa ditë. Në këtë mënyrë e gjithë pesha dhe shtypja hiqet nga këmba e lënduar duke e zvogëluar kështu enjtjen. Megjithëse nuk është ide e mirë t’i bllokoni kyçet tërësisht, lëvizjet duhet të jenë të kujdesshme dhe të limituara. Ushtrime të cilat mund t’i bëni përfshijnë notin dhe ngasja e bicikletës së palëvizshme në palestër.
  • Akulli. Mund të përdorni akull disa herë në ditë për 15-20 minuta. Në këtë mënyrë pakësohet enjtja dhe dhimbja. Shumica e njerëzve përdorin akullin në ditët e para pas lëndimit përderisa trupi i tyre është duke kaluar nëpër fazat e inflacionit. Pas 48 orëve të para, përdorimi i akullit ka më pak rëndësi por mund të jetë ende efektiv në kontrollimin e dhimbjes rreth kyçit. Mos e përdorni akullin për më shumë se 20 minuta pasi në këtë mënyrë mund të bëjë më shumë dëmë se sa mirë.
  • Mbeshtjellja. Nuk është e thënë që të përdoret gjatë gjithë kohës, mirëpo është i këshillueshëm posaçërisht në rastet kur e keni kyçin e ngritur. Mjafton mbështjellja e këmbes me një fasho elastike të thjeshtë. Kjo ndihmon në zvogëlimin e sasisë se lëngjeve që grumbullohen në indet e buta rreth kyçit. Duke e limituar enjtjen, rikthehet lëvizshmëria e kyçit dhe dhimbja bëhet më e menaxhueshme.
  • Ngritja. E ndihmon zvogëlimin e enjtjes. Vendosni disa jastëk nën kyç për ta pozicionuar atë më lartë dhe në mënyrë të rehatshme. Është e rendësishmë që këmba juaj të jetë në nivel më të lartë se gjoksi juaj, prandaj nuk është e mundshme ta ngritni kyçin nëse jeni ulur. Për ta ngritur kyçin ju patjetër duhet të shtriheni.
  • Kërkoni ndihmë profesionale. Përderisa shumica e lëndimeve të kyçit janë lehta dhe shërohen vet me kalimin e kohës, disa lëndime mund të jenë më të rënda dhe të kenë nevojë për trajtim. Nëse jeni në dyshim për ashpërsinë e lëndimit tuaj, kërkoni ndihmë nga një profesionist. Ata mund t’iu ndihmojnë të përcaktoni tretmane të mëtutjeshme nëse është nevoja. Edhe me lëndimet e zakonshme të kyçit mund t’i dëmtoni tendonet, kartilazhën dhe nervat, gjë që mund ta komplikojë shërimin tuaj.
  • Filloni rehabilitimin e kyçit. Për t’u siguruar se do të keni shërim të plotë, do iu duhet të fitoni lëvizshmëri të plotë, fuqinë dhe balancin e kyçit të lënduar. Nëse bashkëpunoni me ndonjë terapeut, trajner atletik, apo trajner personal fitnesi ju i rrisni gjasat tuaja për shërim të plotë. Mbani mend se rehabilitimi nuk është i rëndësishëm vetëm për shërimin e kyçit të lënduar, mirëpo shërben edhe për t’i evituar lëndimet në të ardhmen.

Këshilla

  • Kurrë mos përdorni akull për më shumë se 20 minuta. Shumë njerëz mendojnë se sa më shumë është aq më mirë. Mirëpo kjo qasje nuk vlenë tek përdorimi i akullit. Akullin mund ta përdorni më së shumti për 20 minuta brenda disa orëve.
  • Tregohuni kreativ me mënyrën se si e aplikoni akullin. Perimet e ngrira kryejnë punë mjaft mirë në këto raste pasi që mund të ripërdoren dhe pastaj të përdoren edhe për gatim.
  • Kompresimi me anë të fashove nuk duhet të jetë tej mase i shtrënguar. Nëse është shtrënguar shumë, qarkullimi i gjakut do të ndërpritet dhe procesi i shërimit do të ngadalësohet.

 

Shpërndaj
Fitnesi - Probleme.me

Përfitimet e stërvitjeve janë të pafundme, kur kryhen në mënyrë të sigurtë. Tek Probleme.me ju mund të gjeni artikuj se si të stërviteni në palestra si dhe ushtrime alternative. Nëse keni ndonjë sygjerim apo artikull për ta ndarë me ne, na kontaktoni në fitnesi@rilinde21.sg-host.com