Lart

Si të Shërohesh nga Operimi ‘ACL’?

Shërimi nga operimi ‘ACL’ merr kohë. Mund t’iu duhet të kryeni veprime të caktuara për ta përshpejtuar këtë proces.

Lëndimet e gjurit (Anteriol Cruciate Ligament – ACL) zakonisht trajtohen me anë të operacionit arthroskopik dhe pacientit nuk i duhet të qëndrojë në spital. Zakonisht operimi caktohet në atë mënyrë që të lejojë mjaftueshëm kohë për përgatitjen e planit për periudhën para dhe pas operaconit.

Rezultatet e këtij operimi dallojnë shumë. Disa lëndime janë thjeshtë më të mëdha se disa të tjera, si dhe ndërhyrjet e tjera mund të jenë më të rënda. Në disa raste, diferencën e bënë mënyra se si kujdeseni për veten gjatë shërimit.

Një studim i bërë nga një revistë për shëndetësinë sportive thotë se 81 përqind e njerëzve janë në gjendje t’i rikthehen sportit pas operimit ACL, vetëm 55 përqind mund të kenë nivelin e njëjtë të performancës si para operacionit. Kjo rrjedhë si pasojë e metodave joadekuate të rehabilitimit.

Si të shërohesh nga operimi ACL

 

10 mënyra për ta shpejtuar procesin e shërimit

Disa nga këshillat kryesore për shërim më të shpejtë nga operimi ‘ACL’ janë listuar më poshtë. Pacientët të cilët i ndjekin këto këshilla zakonisht kanë rezultate më të mira.

  • Ndiqini këshillat e mjekut për kujdesin pas operimit. Menjëherë pas operimit kirurgu do iu jap këshilla specifike, përfshirë këtu edhe orarin e vizitave përcjellëse pas operimit. Kirurgu do iu referoj edhe një fizioterapeut për të caktuar një program rehabilitimi. Është e rëndësishme t’i kuptoni mirë këto udhëzime, prandaj nëse keni ndonjë paqartësi, mos hezitoni të bëni pyetje.
  • Nënshtrojuni vizitave pas operacionit. Është tejet e rëndësishme që progresi juaj të monitorohet. Programi juaj duhet të ndryshohet varësisht nga nevojat tuaja. Numri i vizitave mjekësore pas operimit dhe suksesi i operimit janë të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejt.
  • Merrni rekomandim për ndonjë fizioterapeut. Terapia fizike zakonisht rekomandohet pas operimeve ‘ACL’. Nëse mjeku nuk ua rekomandon një të tillë, atëherë iu takon juve ta kërkoni këtë rekomandim.
  • Bëni ushtrime rehabilituese për ‘ACL’. Terapeuti juaj fizik do ua përcaktoj një program ushtrimesh të bazuar në moshën tuaj, operimin si dhe shëndetin tuaj aktual. Këto ushtrime duhet të bëhen në mënyrë rutinore dhe të vazhdohen edhe pasi iu është kthyer lëvizshmëria.
  • Sigurohuni që të ushqeheni shëndetshëm. Ushqimi i shëndetshëm pas operimit mund t’i ndihmoj trupit tuaj të shërohet më shpejtë. Ushqimet e rekomanduara janë proteinat (mishi i kuq, mishi i pulës dhe peshku), produktet e qumështit dhe agrumet e freskëta. Perimet gjithashtu janë të pasura me vlera ushqyese, prandaj konsumoni sa më shumë perime të gjelbra përfshirë këtu edhe spinaqin. Nutricionistët rekomandojnë t’i ndërpreni, apo së paku të zvogëloni sasinë e kafeinës, alkoolit dhe pijeve të gazuara që konsumoni.
  • Flini mjaftueshëm. Gjatë gjumit trupi juaj i rigjeneron indet dhe inkurajon shërimin, prandaj është e rëndësishme që të flini së paku 8 orë çdo natë. Mësoni teknika për të iu zënë gjumi në vend se të përdorni pilula të gjumit.
  • Përdorni ilacet sipas rekomandimit. Me gjasë mjeku do iu udhëzoj të përdorni ilaçe kundër dhimbjes pas operimit. Bisedoni me mjekun se si dhe kur duhet t’i përdorni këto ilaçe. Pyesni mjekun nëse duhet të shtoni edhe multivitamina dhe suplemente të tjera në planin tuaj të rehabilitimit. Nëse para se t’i nënshtroheni operimit iu është dashur të ndërpreni konsumimin e ndonjë ilaçi, pyesni mjekun tuaj se kur mund të rifilloni përdorimin e tyre.
  • Informojeni kirurgun tuaj për vështirësitë që jeni duke hasur. Nëse papritur iu shtohet dhimbja, iu kap temperatura, apo hasni në simptoma të cilat nuk iu duken të zakonshme, informoni mjekun tuaj urgjentisht.
  • Përdorni teknika relaksimi. Bëni ushtrime relaksuese për ta larguar ankthin që keni gjatë procesit të shërimit.
  • Kërkoni ndihmë. Pas operimit, ju do të këni lëvizje të kufizuar dhe do të keni nevojë për ndihmë për të kryer aktivitetet e përditshme. Mos keni turp të kërkoni ndihmë nga familja dhe miqtë tuaj.

 

Shpërndaj
Fitnesi - Probleme.me

Përfitimet e stërvitjeve janë të pafundme, kur kryhen në mënyrë të sigurtë. Tek Probleme.me ju mund të gjeni artikuj se si të stërviteni në palestra si dhe ushtrime alternative. Nëse keni ndonjë sygjerim apo artikull për ta ndarë me ne, na kontaktoni në fitnesi@rilinde21.sg-host.com