fbpx
Lart

7 Zgjatjet e muskujve që mund t’i bëni në mëngjes për të pasur një trup më të mirë

faqja probleme.me

 

  1. Calf Stretch

Shtrihuni sa gjerësia e shpatullave dhe vendosni duart mbi një mur ose karrige. Mbani këmbët tuaja në tokë dhe në gjunjë të drejtë, duke u përkulur në karrige ose mur.

Kompletoni: 3-5 sete x me nga 30 sekonda.

Ky ushtrim lehtëson dhimbjen e këmbëve, kërcit, kofshëve dhe dhimbjen e gjurit, dhe mund të mbrojë tendinën e Akilit.

tactica seo kosovo

7 Zgjatjet e muskujve që mund t’i bëni në mëngjes për të pasur një trup më të mirë

  1. Quadriceps Stretch

Mbani këmbët së bashku dhe kofshët drejt, përkulni gjurin tuaj të djathtë mbrapa dhe merrni pjesën e përparme të këmbës suaj të djathtë në dorën tuaj të djathtë. Mbajini gjunjët edhe kur e ktheni prapa gjurin tuaj të djathtë. Vazhdoni të mbani trupin tuaj drejt ndërsa mbani këtë shtrirje, duke e ndjerë atë në majen e quadricepsit.

Kompletoni: 3-5 sete x me nga 30 sekonda.

Ky ushtrim mund të ndikoj tek gjuri dhe të lehtësoj dhimbjet e shpinës, përveç përmirësimit të qarkullimit të gjakut mund edhe të ndihmojë në uljen e stresit.

 

  1. Shoulder Stretch

Qëndroni me krah të hapur sa gjerësia e shpatullave, ngritni krahun e djathtë në lartësinë e shpatullave dhe lëvizni nëpër pjesën e përparme të trupit tuaj. Me krahun tuaj të majtë tërhiqni krahun e djathtë sa më afër gjoksit të jetë e mundur dhe mbajeni. Pushoni pak dhe vazhdoni sërish.

Kompletoni: 3-5 sete x me nga 30 sekonda.

Shpatulla është një nga nyjet më delikate në trup, kjo shtrirje e krahut ndihmon në përmirësimin e fleksibilitetit dhe lëvizshmërisë.

 

  1. Triceps Stretch

Mbajtja e këmbëve hapur sa gjerësia e shpatullave, ngritni krahun e djathtë mbi kokën tuaj. Mbledhni bërrylin tuaj në mënyrë që dora jote e djathtë të arrijë shpatullën tuaj të majtë. Përdorni dorën e majtë për të tërhequr mbrapa bërrylin tuaj të djathtë. Mbajeni dhe ndërroni duart.

Kompletoni: 3-5 sete x me nga 30 sekonda.

Megjithëse janë një grup i vogël muskujsh, (triceps), ndihmojnë në mbështetje të shpatullës dhe bicepsit. Ruajtja e lëvizshmërisë dhe fleksibilitetit është kritike për jetëgjatësinë e një atleti.

 

  1. Runner’s Stretch

Uluni me një këmbë të mbledhur, ndërsa tjetrën shtyjeni drejt përpara. Shkoni përpara me krahun tuaj të zgjeruar duke u përpjekur për të mbërthyer këmbën tuaj. Nëse nuk mund ta kapni këmbën tuaj, shtriheni përpara derisa të ndjeni një shtrëngim.

Kompletoni: 3-5 sete x me nga 30 sekonda.

Ky ushtrim lufton dhimbjen rreth kofshëve, gjë e cila është e përhapur në mesin e vrapuesve të zjarrtë.

 

  1. Butterfly Stretch

Uluni poshtë, mbani këmbët dhe thembrat në atë mënyrë që mund t’i bashkoni, pastaj lehtë shtyni poshtë kofshët tuaj me bërrylat derisa të ndjeni se janë zgjatur muskujt e komblikut .

Kompletoni: 3-5 sete x me nga 30 sekonda.

Kjo shtrirje ndikon tek kofshët tuaja dhe ndihmon në përmirësimin e fleksibilitetit.

 

  1. Standing Side Stretch

Duke qëndruar drejt vendosni duart mbi njëra tjetrën rreth kokës tuaj dhe lehtë duke tërhequr duart tuaja për të aktivizuar muskujt ndërbrinjorë.

Kompletoni: 3-5 sete x me nga 30 sekonda.

Shtrirja anash ndihmon në ruajtjen e pjesës së poshtme të shpinës dhe shtyllës kurrizore. Shtrirja ndihmon edhe me stimulimin e traktit të tretjes në qoftë se ju keni probleme gastrointestinale.

faqja probleme.me
Shpërndaj
Fitnesi - Probleme.me
Fitnesi - Probleme.me

Përfitimet e stërvitjeve janë të pafundme, kur kryhen në mënyrë të sigurtë. Tek Probleme.me ju mund të gjeni artikuj se si të stërviteni në palestra si dhe ushtrime alternative. Nëse keni ndonjë sygjerim apo artikull për ta ndarë me ne, na kontaktoni në [email protected]