Lart

Përfitimet e Jogës

Joga quhen lëvizjet medituese, që e vënë në funksion si trupin ashtu edhe trurin. Joga erdhi ne Europë dhe në Shtetet e Bashkuara nga Azia (posaçërisht nga India) gjatë viteve 1800. Mirëpo nuk filloi të fitonte popullarizim deri në mesin e 1960 dhe 1970. Pasiqë përfshinë edhe lëvizjet edhe frymëmarrjen e kontrolluar dhe fokusin, përfitimet e jogës janë të ngjashme me ato të tai-chi dhe arteve marciale.

Shumë mësues gjatë historisë e kanë skalitur jogën. Shumica prej tyre kanë krijuar shkolla të posaçme dhe kanë nisuar linja të veçanta të jogës të cilat kanë miliona ndjekës të devotshëm edhe sot. Joga i ka rrënjët në Indinë antike edhe pse si lëvizje nuk janë të lidhura me fenë apo besimin.

Sot, shkollat më të famshme të jogës janë: Vinyasa, Ashtanga, Bikram dhe Iynegar. Të gjitha këto lloje të joges burojnë nga joga e quajtur Hatha, dhe secila prej tyre ka principe te veçanta, mënyra unike të mësimit, metodologji dhe përfitime specifike shëndetësore. 

Gazeta e Jogës e definon Hatha jogën si: Një set i ushtrimeve fizike (të njohura si asana apo qëndrime) dhe sekuencave të asanave, të dizajnuara për të renditur muskujt, eshtrat dhe lëkurën. Qëndrimet gjithashtu janë të dizajnuara në mënyrë që t’i hapin kanalet e trupit, posaçërisht kanalin kryesor, boshtin kurrizor – në mënyrë që energjia të lëvizë lirshëm.

Në krahasim me format tjera të ushtrimeve, joga është më gjithëpërfshirëse nga natyra sepse i kombinon lëvizjet fizike me teknikat për frymëmarrje. Kontrollimi i frymëmarrjes njihet si pranayama. Kur këto kombinohen krijojnë përqëndrim meditues dhe relaksim. Kjo është pikërisht përse të apasionuarit e jogës raportojnë përmirësimë fizike në muskulaturë dhe eshtra, si dhe përmirësimë në shëndetin mental.

Përfitimet e Jogës

6 përfitimet nga joga:

Zvogëlon ankthin dhe ndihmon në kontrollimin e stresit

Ushtrimet e rregullta të jogës – posaçërisht kur kombinohen me forma të tjera te lirimit të stresit, si ecjet në natyrë apo meditimi- mund t’iu ndihmojne t’i mposhtni aspektet fizike të stresit dhe ankthit. Kjo ndodhë për shkak të ndikimit që ka joga në sistemin nervor qëndror dhe në sistemin imunitarë.

Hulumtimet e bëra nga Universiteti i Ohios kanë zbuluar se joga i zvogëlon reagimet me inflamacion te trupit ndaj stresit. Në këtë mënyrë zvogëlohet ndikimi që ka stresi në një individ. Pasi që janë krahasuar 25 fillestarë të jogës me 25 ekspertë, hulumtuesit kanë zbuluar se pjesëmarrësit:

  • kanë më shumë kontrollë ndaj reagimeve të inflamacionit dhe endokrinës
  • kanë nivele më të ulëta te serum interleukin (IL)-6
  • kanë nivele më të ulëta të proteinës C-reactive
  • kanë stimulim më të vogël të lipopolisaharideve gjatë ngjarjeve stresuese

Joga nxjerrë në pah mënyrat e shumta në të cilat ne e mbajmë stresin brenda trupit tone: kërcitja e dhëmbëve, shtrëngimi i nofullave, mbledhja e supeve, shtrëngimi i qafës, barkut apo shpinës. Studimet tregojnë se joga ndikon edhe në zvogëlimin e simptomave të ankthit. Kjo do të thotë se joga ndikon në zvogëlimin e rrahjeve të shpejta të zemrës, shtypjen e lartë të gjakut, dhe zgjidh problemet e gjumit.


Përmirësimi i gjumit

Joga ndikon në përmirësimin e gjumit në mënyrë natyrale. Studimet tregojnë se 4 deri në 8 javë të jogës tregojnë rezultate pozitive në kohën e përgjithshme të të fjeturit, efiqiencën e gjumit, kohën e qëndrimit zgjuar, hapësirën kohore për sa kohë na zë gjumi e më shumë te pacientët që vuajnë nga mungesa e gjumit dhe insomnia.

Te shumica e të rriturve, mungesa e gjumit vie si pasojë e niveleve të ngritura të stresit, disbalansimeve hormonale apo dhimbjeve. Nëse vazhdimisht i kushtoni rëndësi mënyrave se si stresi rri brenda trupit tuaj mund t’iu ndihmojë të zbuloni më herët shenjat e stresit dhe pastaj të ndërmerrni masa për t’i ndalur reagimet që trupi ka ndaj stresit. Rrjedhimisht kjo ndikon në përmirësimin e gjumit tuaj.

Pasi joga ndihmon në aktivizimin e e sistemit nervor paraimpatetik (PNS) mund t’i zvogëloj trazirat gjatë gjumit dhe të ndihmoj në trajtimin e insomnisë.

 

Përmirëson fleksibilitetin dhe lëvizshmërinë

Një studim i publikuar në 2016 ne Gazetën Internacionale të Jogës ka treguar se joga ndihmon në rritjen e fleksibilitetit, baraspeshimit dhe performancave të tjera te atletët. Pas 10 jave ushtrime të jogës, përmirësimet e fleksibilitetit u vërejtën në këto ushtrime: zgjatjet gjatë uljes, fleksibiliteti i supeve, qëndrimi i drejtë dhe këndet e bashkuara.

Pozita te jogës të cilat njihen për rritjen e fleksibilitetit janë: shtritja me fytyrën poshtë, palosjet e përparme, përdredhjet, zgjatjet e këmbëve dhe pozitat që përfshijnë bashkimine gjunjëve me gjoksin. Joga është një nga ushtrimet kryesore që përdoren për përmirësimin e muskulit psoas, një muskul i thellë në abdomen ndryshe i njohur edhe si “muskuli i shpirtit”. Kur ky muskul është i shëndetshëm, jo vetëm që ju rritet lëvizshmëria, por edhe do të jeni më të shëndetshëm emocionalisht.

 

Përmirëson drejtëpeshimin dhe i parandalon rrëzimet

Baraspesha është tejet e rëndësishmë për njerëzit më të moshuar. Ua mundëson të qëndruarit e shëndetshëm si dhe ua siguron pavarësinë. Përderisa të rinjtë nuk ia dinë vlerën baraspeshës, njerëzit e moshuar e kan teper të rëndësishëm për mirëqenien e tyre.

Një meta-analizë e publikuar në Gazetën për Mjekësinë Alternative zbuloi se 75 përqind e 15 studimeve të kryera kanë zbuluar rezultate pozitive sa i përket ndikimit të jogës në baraspeshim. Këto rezultate ishin posaçërisht pozitive te njerëzit e moshuar të cilët praktikojnë joga.

Autorët e kësaj meta-analize raportojnë se njerëzit e moshës mbi 65 vjeç kanë mungesë të baraspeshës dhe frikë nga rënia si pasojë e faktorëve psikologjik, statusit shëndetësorë dhe shëndetit fizik. Ata zbuluan se për t’i parandaluar rëniet te personat e moshuar, joga është “ndërhyrje terapeutike e fuqishme, pasiqë i adreson të gjithë faktorët e lartë përmendur në mënyrë të plotë dhe të njëtrajtshme. Këtu përfshihen rrëzimet, ankthi i shtuar dhe zvogëlimi i vetëbesimit”. Për më tepër autorët thonë se joga ka shumë pak efekte anësore, gjasa shumë të vogla për lëndime si dhe nuk ndërvepron me medikamentet që personi është duke përdorur.

Përparësitë e Jogës

Zvogëlon plogështinë dhe trullosjen

Plogështia dhe trullosja gjatë dites qe vijnë si rezultat i mungeses se gjumit janë shenja që tregojnë se “ora e trupit” (ritmi circadian) është duke funksionuar si duhet. Megjithëse është normale të ndjeni rënie të energjisë pas një nate të gjatë, ose për disa njerëz në pasditen e vonë, plogështia e pashpjegueshme dhe mungesa e koncentrimit mund të shkaktohen nga ndonje arsye tjetër.

Joga konsiderohet si metodë e mirë për ta shtuar qartësinë, përqëndrimin dhe energjinë. Këto janë tre kualitete tejet të rëndësishmë për shëndetin psiqik dhe fizik. Zgjatjet edhe për periudha të shkurtra kohore, 1 apo 2 minuta, mund të iu ndihmojnë dukshëm në përmirësim e niveleve të energjisë, posaqërisht për njerëzit që qëndrojnë shumë gjatë ulur në karrige.

Ushtrimet e jogës që mund t’iu bëjnë të ndiheni më të përqëndruar janë: përkulja për të prekur gishtërinjtë e këmbës, squats së bashku me pozicionin e të ndenjurit drejtë në këmbë me duart mbi kokën tuaj, çfarëdo forme e përkuljeve të shpinës apo edhe 10 minuta kushtuar meditimit dhe teknikave të frymëmarrjes.

 

Ndihmon në zvogëlimin e dhimbjeve dhe përmirësimin e kualitetit të jetës

Studimet kanë treguar se joga mund të ndihmoj në zvogëlimin e dhimbjeve të shpinës, qafës dhe kokës. Përveq kësaj, joga ndihmon edhe në përmirësimin e ecjes, menaxhimin e simptomave të artritit dhe zvogëlimin e parehatisë që shkaktojnë problemet e tretjes. Një studim tjetër i cili ka hulumtuar dhimbjet kronike të shpinës ka zbuluar se njerëzit që kanë filluar të merren me joga për së paku 6 javë kanë shumë më pak kufizime, dhimbje dhe depresion.

Kontrollimin e dhimbjes nuk e ndihmon vetëm përmirësimi i elasticitetit dhe qarkullimit te gjakut, por edhe komponentët mendor te joges. Studimet e fundit kanë treguar edhe se si e ndryshon trurin joga. Njerëzit që merren me joga rregullisht kanë më shumë materie inde trunore, posaqërisht në pjesët e trurit që kontrollojnë dhimbjen.

Kjo e bënë jogën një nga ilaçet natyrale më të mira kundër dhimbjes.

 

Shpërndaj
Fitnesi - Probleme.me

Përfitimet e stërvitjeve janë të pafundme, kur kryhen në mënyrë të sigurtë. Tek Probleme.me ju mund të gjeni artikuj se si të stërviteni në palestra si dhe ushtrime alternative. Nëse keni ndonjë sygjerim apo artikull për ta ndarë me ne, na kontaktoni në fitnesi@rilinde21.sg-host.com