Lart

Përfitimet e Zgjatjeve te Muskujve

Pavarësisht a punoni apo jo, zgjatjet e muskujve ju mundësojnë të keni përfitime të mëdha shëndetësore.

perfitimet e zgjatjeve te muskujve

Që nga klasa e parë në shkollën fillore, ju keni dëgjuar se zgjatjet e muskujve janë shumë të rëndësishme për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe për të parandaluar lëndimet. Por, kur nuk keni shumë kohë, mund të anashkaloni zgjatjen e muskujve në mënyrë që të bëni disa minuta shtesë kardio– gjë që mos e bëni.

Nëse jeni gati të vraponi ose keni qenë ulur gjatë gjithë ditës dhe mund të merrni pak pushim, zgjatja e muskujve është një zakon i shëndetshëm që me të vërtetë përmirëson shëndetin tuaj. Këtu janë disa nga përfitimet që mund t’ju ofrojë.

Do të jeni të mbushur me energji dhe përplot entuziazëm-edhe në orën 3 të mëngjesit

Nëse diku nga mesi i pasditës ndiheni krejtësisht të lodhur, praktikoni të bëni zgjatjen e muskujve, gjë e cila do t’ju kthjellte në më pak kohë sesa konsumimi i kafesë tuaj të skremuar që kamarieri do t’ua shërbente.

Praktikimi i zgjatjeve të muskujve qoftë edhe pak minuta gjatë ditës ndihmon  në rritjen e qarkullimit të gjakut nëpër tërë trupin tuaj, përfshirë edhe trurin, thotë Jennifer Warthan, një trajner personal i certifikuar në Surry, VA.

 “Kjo ju bënë më të kthjellët dhe ju ndihmon të ndiheni më aktiv.”

Ju do të keni më pak gjasa të humbni ekuilibrin gjatë ecjes

Një studim testoi 42 studentë kolegji për të parë nëse zgjatja e muskujve do të ndikonte se sa kohë mund të qëndronin ata në një pajisje të quajtur stabilometër. Nxënësit që bënë zgjatje për 30 minuta ishin në gjendje të qëndronin më gjatë  në atë pajisje se ata që nuk kishin bërë zgjatjet e muskujve.

Studiuesit mendojnë se zgjatja mund të ndihmojë në koordinimin e muskujve -do të thotë ata që bënë së pari zgjatjet mund të kenë qenë në gjendje të shmangin humbjen e ekuilibrit duke krijujar një lloj balancimi.

Ju do të lëvizni më lehtë dhe më me pak dhimbje

Zgjatja e rregullt mund të shtendosë muskujt e tendosur dhe nyjet e lënduara, por për të arritur këto rezultate, është e rëndësishme që të bëhet zgjatja në mënyrën e duhur. “Shmangni zgjatjen statike ose zgjatjen duke u mbajtur”, thotë Michael Ross, MD, drejtor mjekësor për Rothman Institute Performance Lab. “Përqendrohuni tek lëvizshmëria duke bërë ushtrime të zgjatjes që mundësojnë të lëvizni dhe aktivizoni indet e buta me disa pajisje përkatëse.

Ushtrimet për zgjatjen e muskujve përfshijnë shpatullat e krahëve, kthetrat e duarve dhe ngritjet e gjurit – çdo gjë që i mban muskujt dhe nyjet tuaja në lëvizje. Kjo mundëson gamën e plotë të lëvizjes.

Ju do të lironi sasi të madhe të djersës përgjatë stërvitjes tuaj

Nëse jeni vrapues ose person që  ngjiteni në lartësi, zgjatja e muskujve duhet të jetë pjesë e zakonshme e rutinës tuaj para dhe pas stërvitjes. Trajnimi i fleksibilitetit është diçka që shumica e njerëzve e lënë pas dore kur është fjala për palestër, por në realitet zgjatja ju mundëson të keni një gamë më të mirë lëvizjeje.

Dhe, një gamë më e mirë e lëvizjes do të thotë që ju mund të uleni poshtë dhe të kërceni më lartë, gjë që përkthehet në stërvitje më efektive. “Për diçka si ushtrimet “squat” kjo do të thotë që ju mund t’i bëni akoma më mirë. Gjunjët dhe kofshët tuaja do të përkulen më tepër”, thotë Warthan. “Ju do të bëni stërvitje më efektive.”

Përpara një stërvitjeje rekomandohet shtrirja dinamike për të rritur temperaturën e trupit dhe për të rritur fleksibilitetin e përbashkët ndërsa shtrirjet statike janë më të mira në fund të një stërvitjeje.

Ju mund të keni më pak gjasa të lëndoheni

Duke përfshirë zgjatjen e muskujve në ngrohjen e trupit tuaj (kurrë mos provoni të bëni zgjatjet e muskujve që nuk i keni ngrohur) – ndihmon trupin të bëhet gati për stërvitje, si dhe të aktivizoni trurin tuaj për “stërvitje”, thotë Charles Drass, një trajner personal i certifikuar në Marlton, NJ. “Zgjatjet nuk mund të eliminojë tërësisht lëndimet, por sigurisht që mund të ndihmojë nga një perspektivë e ngjashme”, thotë Drass.

Gjithashtu ju ndihmon të përqendroheni në mënyrë që të jeni më pak të prirur për të bërë ndonjë gabim. Provoni të uleni ashtu si kur bëni yoga(meditoni), për të lehtësuar dhimbjen e shpinës dhe për të parandaluar tendosjen e muskujve.

Backslash\Fit smart yoga mat është mjet i përsosur për një rutinë të ngrohjes para stërvitjes. Ju siguron mbështetje shtesë gjunjëve, bërrylave dhe shpinës kur ju bëni zgjatje më të thella.

Mund ta ulni sheqerin në gjak

Ushtrimet ndihmojnë në mbajtjen e niveleve të glukozës në kontroll dhe rezulton se përfitimi mund të arrihet akoma para se t’i mbathni atletet tuaja: Një studim i vitit 2011 i të rriturve që kishin diabet të tipit 2 ose ishin prediabetik, gjeti se ata që bënë zgjatje të muskujve për 40 minuta pasi konsumonin një pije me sheqer kishin nivele më të ulëta të sheqerit në gjak se ata që bënin të njëjtat ushtrime, merrnin të njëjtat pozicione, por nuk  bënin zgjatjet e muskujve.

Do të ndiheni më pak të stresuar

A janë shpatullat duke prekur veshët tuaj? A ndihet shpina juaj papërshtatshëm? Zgjatjet mund të ndihmojnë në zbutjen e tensioneve fizike dhe mentale, pasi lehtëson muskujt e tendosur ndërsa ju bënë të ndiheni më të relaksuar. Vetëm mos e teproni, veçanërisht nëse ndiheni të sforcuar: “Zgjatjet nuk duhet të bëhen kurrë me sforcim”, thotë Drass. “Ju duhet të jeni në gjendje të relaksoheni. Nëse ndjeni dhimbje, ju po gaboni diku”.

Shpërndaj
Fitnesi - Probleme.me

Përfitimet e stërvitjeve janë të pafundme, kur kryhen në mënyrë të sigurtë. Tek Probleme.me ju mund të gjeni artikuj se si të stërviteni në palestra si dhe ushtrime alternative. Nëse keni ndonjë sygjerim apo artikull për ta ndarë me ne, na kontaktoni në fitnesi@rilinde21.sg-host.com