Lart

2020 Nuk Ishte një Vit i Shkëlqyeshëm në Tokë – Por Cfarë Ndodhi në Hapësirë?

Viti 2020 ka qenë një vit i vështirë për planetin Tokë, me pandeminë e coronavirusit që ndërpreu aktivitetet e bizneseve dhe ato të zakonshmet të njeriut.

Me kaq shumë popullsi të Tokës të mbërthyer në shtëpi për pjesën më të madhe të vitit, të paktën ka qenë një e mirë – ata kanë mundur të shohin disa fenomene të ndodhura në mrekullitë e hapësirës.

Kjo pasi që, sipas Euronews, përcjell Probleme.me, në thellësitë e pakufishme ne kemi qenë dëshmitarë të spektakleve të mëdha kozmike si kometat, eklipset dhe rreshtimin e planetëve tanë fqinjë.

Dhe mes kaosit në tokë, shkencëtarët, inxhinierët dhe astronautët kanë vazhduar të zhvillojnë “kuptimin e universit” me misione novatore hapësinore.

Space X bëri histori

SpaceX i Elon Musk dërgoi me sukses një kapsulë me njerëz deri në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës – kompania e parë private që e bëri këtë.

Dy astronautë të NASA-s, Doug Hurley dhe Bob Behnken, u lëshuan nga një raketë Falcon 9 në maj, nga Kepi Canaveral në Florida.

Ky ishte një fluturim provë me njerëz, me katër astronautë të tjerë që mbërritën në një kapsulë SpaceX në nëntor, për të shërbyer në një qëndrim gjashtë-mujor në ISS.

Dielli si nuk e keni parë kurrë më herët

Në shkurt, Orbiteri i Agjencisë Evropiane të Hapësirës u nis në misionin e saj për të marrë imazhe nga afër diellit, ndryshe nga çdo anije kozmike më parë.

ESA thotë se është laboratori më kompleks shkencor që i dërgohet yllit tonë.

Imazhet e para u botuan në korrik, duke treguar tiparet e Diellit në më shumë detaje sesa janë parë ndonjëherë më parë.

“Është sikur anija të na kishte dërguar një kartolinë nga udhëtimi i saj”, tha Daniel Müller, shkencëtar i Projektit Solar Orbiter në ESA.

Gjatë pesë viteve të ardhshme orbita do të zbulojë imazhe të poleve – të cilat kontrollojnë fushën misterioze magnetike të Diellit – dhe anët e yllit tonë që nuk janë parë kurrë më parë.

Prekja: Misionet për asteroide panë sukses

NASA zbarkoi një anije kozmike “në një copë të vogël shkëmbi” që kalonte nëpër hapësirë 200 milionë milje larg Tokës në tetor.

OSIRIS-Rex preku shkurtimisht asteroidin Bennu, duke arritur në sipërfaqen e tij për të mbledhur materiale që shkencëtarët thonë se mund të hedhin dritë mbi formimin e sistemit diellor.

Ndërsa ishte misioni i parë i SHBA-së për të mbledhur mostra nga një asteroid, Japonia e ka bërë atë tashmë dy herë.

Në fakt, misioni i dytë i Japonisë për të mbledhur materiale nga një asteroid përfundoi me sukses në dhjetor, kur një kapsulë me mostra nga asteroidi Ryugu u rikthye në disa pjesë të pabanuara të Australisë.

Eklipsi total i Diellit

Mijëra njerëz u “shpërblyen” në Kili dhe Argjentinë gjatë muajit dhjetor, me pamjen e një eklipsi total diellor.

Turmat brohorisnin ndërsa dielli ishte mbuluar plotësisht nga hëna, para se të binte një heshtje e shkurtër.

Eklipsi tjetër nga ajo pjesë e botës do të jetë në vitin 2048.

Shpërndaj
Storie - Probleme.me