fbpx
Lart

Mjekët Bëjnë ‘Mrekulli’ për 23-Vjeçarin, pasi Humbi Gjysmën e Dorës në Grirëse të Mishit

faqja probleme.me

Mjekët Bëjnë ‘Mrekulli’ për 23-Vjeçarin, pasi Humbi Gjysmën e Dorës në Grirëse të Mishit

Një i ri humbi pjesën më të madhe të dorës në një aksident gjatë punës dhe ditën tjetër arriti të lëvizte gishtat pas një operacioni. Lawrence Cooper e humbi gjysmën e dorës ndërsa punonte me një makineri që pret mishin në Brisbane.

Incidenti ka ndodhur në Australi këtë verë. Menjëherë pas incidentit 23-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital ku mjekët e futën menjëherë në sallën e operimit.

Kirurgët punuan intesivisht që Cooper të mos mbetej pa dorë dhe ia dolën me sukses pasi vetëm një ditë më pas ai mund t’i lëvizte sërish gishtat. Me pak fjalë kirurgët bënë të mundur ‘ringjitjen’ e dorën dhe ai pati mundësinë që të kishte kontroll sërish mbi të.

tactica seo kosovo

Duke folur për incidentin, Laqrence u shpreh:

“Mbaj mend shumë pak gjëra. Shumicën e kohës nuk kisha dhimbje të vërtetë, shumë persona e quajnë dhimbje fantazmë dhe ndodh kur ti mund të ndjesh dhimbje edhe pse nuk ke”

Për fatin e 23-vjeçarit, një kolegu i tij e mori pjesën e prerë të dorës dhe e vendosi në akull duke e ruajtur kështu nga dëmtimi i menjëhershëm.

Kirurgët punuan më shumë se 7 orë për ta rregulluar sërish dorën e tij dhe thanë që nuk ishte aspak punë e lehtë.

Aksidenti ka ndodhur në gusht ndërsa Lawrence thotë se shpreson që së shpejti mund të nisë ta përdorë dorën si më parë.

Mjekët Bëjnë ‘Mrekulli’ për 23-Vjeçarin, pasi Humbi Gjysmën e Dorës në Grirëse të Mishit

E Huazuar.

Ju rekomandojm këta artikuj:

Shenjat që Tregojnë se po Humbisni Shikimin

Ja pse Ilaçet s’duhen Pirë Kurrë me Lëngje

faqja probleme.me
Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni [email protected]