Lart

30-Vjecari i Paralizuar Arrin të Ecë Sërish Falë Teknologjisë

30-Vjecari i Paralizuar ARrin të Ecë Sërish Falë Teknologjisë

Një 30-vjeçar, i paralizuar në të katërta gjymtyrët, ka mundur që të ecë dhe të përdorë sërish duart falë një skeleti robotik i cili kontrollohet nga truri i tij.

Pacienti, i cili është identifikuar vetëm si Thibault, mbeti i paralizuar nga qafa e poshtë në vitin 2015 pasi u rrëzua nga 15 metra lartësi, nga tarraca e një club-i.

Por, ai ka arritur që ta lëvizë sërish trupin për herë të parë që prej aksidentit që e la të ngujuar në një karrocë me rrota. Pas disa muajsh përgatitje, Thibault mundi ta kontrollojë trupin e tij, me fuqinë e mendjes, falë kostumit pioner.

Disa pamje prekëse të filmuara nga mjekët tregojnë sesi 30-vjeçari hedh hapa ngadalë ndërsa qëndron brenda skeletit që i mundëson ecjen.

Duke folur për eksperiencën, ai tha se po ndihej si ‘ njeriu i parë në Hënë.’

Gjymtyrët e francezit lidhen pas robotit dhe ky i fundit i merr komandat nga sinjalet që lëshon truri i pacientit.

Ky zbulim i madh është publikuar në revistën mjekësore, ‘The Lancet Neurology’, ndërsa kërkuesit e cilësojnë skeletin robotik si një përparim emocionues.

Sidoqoftë, kjo teknologji është ende në ditët e para të saj dhe larg përdorimit në jetën e përditshme. Pritet që të bëhen prova të tjera në pacientë të tjerë.

E Huazuar!

Ju rekomandojmë këta artikuj:

‘Mendoja se Isha e Çmendur’, Kjo është 32-Vjeçarja që Mund të Dëgjojë Gjakun Kur i Lëviz në Vena

Nëna Mbahej Gjallë me Aparatura, Foshnja Lind e Shëndetshme 117 Ditë pas Ngjarjes së Rëndë

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com