5 Hapa Për t’u Liruar Nga Presioni i Partnerit që ju Kontrollon
Natyrisht, plani juaj i veprimit mund të ndryshojë në varësi të nivelit tuaj të kohëzgjatjes: Divorci nga një martese prej 40 vjetësh është shumë ndryshe nga thënia “jo” në takimin e pestë. Por nëse keni njohur një partner që ju kontrollon tërë kohën, po kërkoni të bëni ndryshime, atëherë mund të përdorni këto këshilla si vijon :
1. Vlerësoni nivelin tuaj të sigurisë.
Për disa, duke e lënë një marrëdhënie kontrolluese mund të nënkuptojë vetëm disa fjalë të pakëndshme dhe mbaron me aq. Për shumë të tjerë, sjellja kontrolluese do të vazhdojë edhe pas ndarjes, dhe do të bëhet një kërcënim personal. Nëse partneri juaj po ju kontrollon, atëherë edhe nëse ata kurrë nuk kanë qenë fizikisht të dhunshëm, ekziston një rrezik real që zemërimi dhe pikëllimi që ata ndiejnë gjatë një ndarjeje, mund t’i shtyjnë ata të kenë sjellje gjithnjë e më kërcënuese. Mund të jetë mjaft e thjeshtë: Ata janë të kërcënuar nga ndjenja se dikush po i lë. Jini realistë për atë që partneri juaj mund të jetë i aftë. Dokumentoni shqetësimet tuaja dhe mbani në mend ndihmën e ligjit si një opsion për një mbrojtje shtesë. Edhe nëse nuk jeni në një pikë ku jeni gati të largoheni, është e rëndësishme që të keni një plan sigurie.
2.Mblidhni sistemin tuaj mbështetës, në çfarëdo mënyre që mundeni.
Nëse keni qenë në një marrëdhënie kontrolluese për një kohë të gjatë, ekziston një shans i vërtetë që të jeni bërë të paktën disi i izoluar nga miqtë dhe familja, për shkak të kërkesave të partnerit tuaj. Ai ose ajo mund të ketë kundërshtuar marrëdhënie të caktuara dhe në fund të fundit dëshironte të rriste kontrollin e tij duke zvogëluar numrin e “të huajve” me të cilët ke kontaktuar. Përveç kësaj, aspektet shqetësuese të marrëdhënies tuaj, mund t’ju kenë bërë që të mos jeni shembull i një çifti të mirë para miqve dhe familjes tuaj. Mund të ndiheni të frikësuar ose të turpëruar për t’u treguar atyre se çfarë po ndodh vërtet. Merrni frymë thellë dhe relaksohuni. Është e rëndësishme që nëse doni të bëni ndryshime, të forconi lidhjet me miq dhe familjar të besueshëm të cilët mund t’ju ndihmojnë gjatë këtij procesi. Nëse është një motër ose një bashkëpunëtore, një fqinj apo një mik i vjetër, sa më shumë njerëz që ju mbështesin, aq më mirë do të jetë. Një mjek i besuar ose klerik- ose, natyrisht, një terapist, janë vetëm disa nga profesionistët që mund t’ju ndihmojnë gjithashtu.
3. Praktikoni vetë-kujdesin.
Përgatitja e mendjes suaj për t’u ballafaquar me një partner që ju kontrollon ose të largoheni nga ai është sfiduese. Ashtu si me shumë gjëra në jetë, gjëja e duhur për të bërë mund të jetë më e vështira. Ka pak raste kur është më e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje shëndetit tuaj, të ngrënit, gjumit dhe shëndetit mendor dhe të kujdesesh për veten tënde. Natyrisht, paradoksi është se ushqimi, të fjeturit dhe shëndeti emocional bien në fund të një liste shumë të gjatë të shqetësimeve që ju me sa duket i keni, e që në këtë rast duhet të jenë prioritet për juve. Por mos e injoroni shëndetin tuaj. Mund të kushtojë vetëm pesë minuta për të ecur, për të medituar ose për të dëgjuar një këngë që e doni. Ose ndoshta po mbani në duar gotën me verë në duar duke u bërë tapë teksa jeni duke mbaruar shishen. Në përgjithësi, janë hapat e vegjël të përditshëm të kujdesjes për veten gjatë kësaj kohe sfiduese, që duhen bërë për të bërë një ndryshim shumë të madh.
4. Jepni fund lidhjes dhe kërkoni ndihmë – me të vërtetë.
E keni identifikuar tashmë se kush është sistemi juaj i mbështetjes. Mbani ata afër dhe jini specifike për atë që keni nevojë. Pasi që keni qenë në një marrëdhënie kontrolluese, mund të ndiheni i papërshtatshëm që dikush të marrë parasysh ndjenjat dhe nevojat tuaja ; shumë njerëz që ndodhen në gjendjen tuaj ndalojnë së kërkuari ndihmë. Ose ata tregojnë historinë e tyre, dhe kur miqtë nuk i përkrahin, ata kurrë më nuk kërkojnë ndihmë. Pyetni njerëzit që ju besoni për çfarëdo që të mendoni se mund të ju ndihmojnë. Shumë herë ata do të jenë mirënjohës për këtë, sepse njerëzit që ju duan e kanë të vështirë t’ju shohin se në çka po kaloni dhe shpesh ndjehen të pasigurt se çfarë të thonë dhe çfarë të bëjnë. Nga dhënia e mundësisë atyre të qëndrojë një natë për darkë së bashku me juve, duke ju ndihmuar diçka, ose thjesht të jeni duke komunikuar disa minuta në telefon dhe të ju ofrojnë mbështetje, kjo është ajo për të cilën miqtë janë. Por ju mbetet juve ta kërkoni.
5. Kuptoni se ndjenjat mund të jenë të përziera.
Është një histori e zakonshme: Dikush merr motivimin dhe frymëzimin për të lënë një marrëdhënie të keqe ose madje vetëm të ketë një bisedë të vërtetë me partnerin rreth sjelljes problematike. Pastaj, ditën tjetër, gjërat duken shumë më të frikshme. Ose ata kanë përcaktuar se marrëdhënia e tyre nuk funksionon dhe ata duhet të largohen, dhe pastaj partneri i tyre (ndoshta duke e ndjerë se po largohet) bën diçka kaq të ëmbël ose të dashur që ata ndërrojnë mendje. Sa më shumë që mund ta parashikoni këtë, aq më shumë ka gjasa që të ndiqni planin tuaj.
Kjo nuk do të thotë që ju duhet të ndani ndjenjat tuaja, edhe pse: Të jesh gjithçka ose asgjë në një marrëdhënie nuk do t’ju bëjë shumë mirë. Ju mund dhe duhet të pranoni se ka pasur pjesë të mira, përndryshe ju nuk do të keni qëndruar aq kohë të gjatë. Dhe kjo mund t’ju ndihmojë të kuptoni se si keni kaluar më parë, për të shmangur këto gjëra herën tjetër. Bisedoni, shkruani dhe mendoni për disa nga gjërat që do të humbni dhe pranoni se nuk do të ndiheni të sigurt çdo ditë për këtë vendim. Është ne rregull; është pjesë e përvojës.