Lart

5 Maj- Dita Botërore e Higjenës së Duarve

5 Maji është shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) si Dita Botërore e Higjenës së Duarve dhe kjo ditë në të gjithë botën i kushtohet rritjes së ndërgjegjësimit të pacientëve dhe familjarëve të tyre për t’u bashkuar me punonjësit e shëndetësise në përpjekjet e tyre për të praktikuar dhe ruajtur higjienën e mirë të duarve.

Përse duhen larë duart?

Mikrobet janë kudo, ato mund të spostohen lehtë nga një pikë në një tjetër duke përdorur ujin, objekte, gjallesat dhe grimcat e pluhurit, si një mjet për t’u transportuar, duke u riprodhuar në një shkallë alarmante.

Gjatë ditës, duart tona janë në kontakt me shumë objekte, të tilla si kartëmonedha, prekje në transportin publik, dorezat e dyerve, dhe të tjera mbi të cilat janë të fshehura miliona mikroorganizma, disa prej të cilave kanë aftësi patogjene.

Kur duhen larë duart

  • Mbas kryerjes së çdo pune apo aktiviteti ( prek ushqimet ,I sherben ato,
  • Para dhe pas ngrënies .
  • Mbas përdorimit të banjës,
  • Kur kolliteni , teshtini ose shfryni hundën,
  • Kur duhet të kujdeseni për një person të sëmurë
  • Kur hidhni plehrat
  • Mbas prekjes së flokëve apo lëkurës suaj.
  • Mbas prekjes së kafshëve
  • Sidomos kur përdor transport publik, autobuzat,etj

Kujdes…vetëm uji nuk mjafton. Për një larje efikase është shumë i rendesishem
përdorimi i sapunit dhe i solucioneve të tjera të rekomanduara për larjen e duarve.

Shpërndaj
Avatar
Lajme - Probleme.me