Lart

A e Dobëson Sistemin Imunitar Përdorimi i Dezinfektuesit?

Një ndër pyetjet më të zakonshme të njerëzve gjatë kësaj kohe,  që kur përdorimi i dezinfektuesve u bë pjesë e kujdesit higjieno-sanitar  lidhet me dobësimin e sistemit imunitar.

Pra, sa janë mundësitë që bakteret dhe viruset të përshtaten pas përdorimit të dezinfektuesve dhe këta të fundit të mos kenë efekt dhe sistemi imunitar të dobësohet?

a dobeson sistemin imunitar dezinfektuesit

Nuk ka asnjë bazë shkencore që dezinfektuesit e duarve ose sapunët dobësojnë sistemin imunitar të një personi ose ndikojnë në rezistencën bakteriale” tha Anne Liu, mjeke infeksioniste, për Women’s Health.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandojnë përdorimin e xhelit antibakterial kurdoherë kur uji dhe sapuni nuk është i disponueshëm.

Përdorimi i dezinfektuesit të duarve nuk shkakton rezistencë të mikrobeve. Megjithatë vlen të thuhet se nëse lëkura është e plasaritur, këshillohet përdorimi i kremrave hidratues dhe larja vetëm me ujë dhe sapun, pasi vendosja e xhelit antibakterial në lëkurë të thatë mund të shkaktojë infektim dhe bakteret të “pushtojnë” lëkurën.

E huazuar.

Ju rekomandojmë këta artikuj:

Këto Janë Simptomat e Reja të Koronavirusit, OBSH Jep Alarm

Koronavirusi pësoi 198 Mutacione, Shkencëtarët në Mëdyshje Lidhur me Impaktin

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com