Lart

Alergologia Prof. Luljeta Neziri Ahmetaj ligjeron para eksperteve në Kinë!

Alergologia Luljeta Neziri Ahmetaj ligjeron ne Kine

Alergo-imunologja Prof.Ass Luljeta Ahmetaj merr pjesë me punim shkencor si dhe udhëheqë një sesion shkencor mbi alergjitë në kongresin e 17 botërorë të imunologjisë të mbajtur në Pekin, Kinë nga data 19-23 Tetor.
Perfaqësimi i Kosovës ishte i barabartë me të gjitha shtetet pjesëmarrëse.

Në këtë kongres profesoresha Luljeta paraqiti rezultatet e studimit të “Veprimit te imunoterapise specifike në pacientët me astmë”. Gjithashtu si kryetare e asociacionit për imunologji astmë dhe alergji mori pjesë në takimin e asamblesë gjenerale të IUIS(Federata botërore e shoqatave të imunologjisë), pjesë e së cilës KIAAA(Kosovar Imunology Asthma Allergy Association) është pjesë e barabartë e të gjitha shteteve tjera të botës që nga viti 2014.

“Ky kongres ishte një rast i mirë i shkëmbimit të përvojave me profesorë nga te gjitha kontinentet e botës”, tha profesoresha Luljeta në intervistë.
“Pjesëmarrja në këtë kongres na mundësoi që ta njohim shtetin e largët të KINËS jo vetëm në aspektin shkencor, por gjithashtu të njihemi nga afër edhe me civilizimin e lashtë të këtij shteti aziatik.”

Kujtojmë qe Kina nuk e ka pranuar shtetin e Kosovës.

Alergologia Luljeta Ahmetaj Nezir ligjeron ne Kine

 

Për më teper nga intervista jonë me Dr. Luljeta Ahmetaj:

Çka janë alergjitë?
Alergjitë janë sëmundje, epidemi e shekullit 21, dhe janë në rritje e sipër edhe në Kosovë. Sipas EAACI ne vitin 2025, cdo i dyti europian do të vuaj nga një sëmundje alergjike, alergjitë janë një hiper reaksion i organizmit te njeriu nga elemente te pademshme me natyre proteinike, ku trupi i njeriut reagon ashpër.

Çka i shkakton alergjitë?
Çdo element me të cilin ne kemi kontakte mund të shkaktojë një reaksion të tillë alergjik, nga të cilët mund të jemi shumë të ndjeshëm dhe te irrituar, duke përfshirë polenet, qimet e kafshëve, myshqet, sporet, arrat, lejthiat, kikiriket etj, pastaj edhe medikamentet si antibiotikët dhe anestetikët.

faqja probleme.me

A mund të zhvillohen alergjitë në çdo moshë apo vetëm në fëmijëri?
Shumica e alergjive gjejnë zhvillim në moshën e herëshme, por ato mund të rrijnë në “gjumë” gjatë rritjës së fëmiut dhe gjatë asaj kohe të mos shkaktojnë simptome, por me një stimul të vetëm mund të aktivizohen gjatë cdo lloj moshe.

Nëse dy prindërit kanë alergji sa janë shancet që edhe fëmiu të ketë alergji?
Alergjitë kanë edhe faktorin trashëgues, pra mund të trashëgohen nga prindi tek fëmiu, sipas studimeve nëse të dy prinderit kanë alergji, gjasat janë mbi 60% që edhe fëmiu të ketë alergji

Sa është e rrezikshme alergjia ndaj pickimit të bletës dhe Grerëzës?
Alergjitë e tilla janë shumë të rrezikshme, sepse mund ta qojnë personin në SHOK ANAFILAKTIK, i cili është me rrezikshmëri të madhe për jeten, sot përdoret terapia e sukseshme ndaj këtyre alergjive.

Nëse jam me grip, a do të ndikojë negativisht terapia imunologjike (kundër alergjive)? 
Jo! Terapia kundër alergjive nuk ndikon aspak negativisht ne gripin sezonal, madje sipas zbulimeve të fundit ajo mund edhe të ndihmojë kundër gripit.

Nese jam alergjik/e ndaj kikirikeve sa jemi të rrezikuar?
Alergjitë ndaj kikirikëve janë të rrezikshme, dhe shkaktojnë reaksion të fuqishëm i cili mund të rrezikojë ata që e konsumojnë kikirikun, por edhe nga ata të cilët keni pasur kontakt e që paraprakisht kanë konsumuar kikirikun, në raste të tilla duhet sa më shpejtë të merrni masa tek alergologu.

Një ndër pyetjet më të shpeshta është edhe “A mund të shërohemi nga alergjitë”?
Përgjigjja është PO për shumë lloje të alergjive, sepse tani kemi në dispozicion imunoterapinë apo vaksinimin, nga i cili kemi arritur rezultate të mahnitshme me pacientët tanë.

Prof. Dr. Luljeta Ahmetaj
Alergji-ASTMA” Ylli”
Rr.Tivari nr 43 ( Lagjja e Muhaxhereve)
044-309-306

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com