Arsyet që Kontraceptivët Mund të Dështojnë
- Një komponent gjenetik në disa gra zbërthen hormonet kontraceptive
Gratë të cilat mbesin shtatzënë duke përdorur kontraceptivë, mund të bartin një gjen që zbërthen hormonet e përbashkëta në kontraceptivë, sipas hulumtimeve të cilat janë kryer në Universitetin e Kolorados Anschutz Campus Medical.
“Për herë të parë jane gjetur shenja se nje variant gjenetik është i ndërlidhur me kontraceptivët” tha autori kryesor i studimit Aaron Lazorëitz, MD, asistent profesor i Obstetrikës dhe Gjinekologjisë në Universitetin e Kolorados Shkolla e Mjekësisë.
Kontraceptivët nuk janë 100 për qind të efektshëm, por arsyet se pse mund të dështojnë nuk janë shpjeguar kurrë plotësisht. Zakonisht femrat akuzohen për mos përdorimin e duhur të ilaçeve.
Por Lazorëitz dhe kolegët e tij dyshuan se mund të ketë arsye të tjera.
Ata testuan 350 gra të shëndetshme, me një moshë mesatare 22.5 vjeç të cilat përdorën kontraceptiv nga 12 deri 36 muaj.Studimet treguan se 5 përqind e grave të testuara bartin një gjen të quajtur CYP3A7 1C i cili zakonisht është aktiv në fetuse dhe më pas është zhdukur para lindjes. Por disa gra me këtë gjen vazhdojnë ta bëjnë enzimën CYP3A7 edhe në moshën e rritur.
“Ky enzimë zbërthen hormonet në kontraceptivë dhe mund të përbëjë rrezikë per gratë shtatëzëna te cilat përdorin kontraceptivë, veçanërisht metoda me dozë më të ulët“, tha Lazorëitz.
“Kur një grua thotë se mbeti shtatzënë përderisa ishte duke përdorur kontraceptivë, supozimi është se gjithmonë ishte faji i saj” tha Lazorëitz. “Por këto gjetje tregojnë se ne duhet t’i dëgjojmë pacientët tanë dhe të konsiderojmë nëse ka diçka në gjenet e tyre që e ka shkaktuar këtë“.
Gjetjet tregojnë se si farmakogjenomia, një fushë relativisht e re që analizon se si gjenet ndikojnë në reagimin e një personi ndaj ilaçeve, ka potencial për të ndryshuar në mënyrë dramatike fushën e shëndetit të grave.
Lazorëitz tha që studimi mund të ndihmojë në nxitjen e zhvillimit të mjeteve më precize mjekësore që mund të ndihmojnë trajtimin për pacientët individualë.
“Sa më shumë që të dhëna gjenetike bëhen të disponueshme, klinikët mund të kenë nevojë të konsiderojnë shtimin e predispozicionit gjenetik në metabolizmin e rritur të hormoneve steroide në diagnozën e tyre diferenciale për shtatzënitë e paqëllimshme në gratë që raportojnë ndaj metodave kontraceptive hormonale” tha ai.
Bashkëautorët e studimit përfshijnë: Christina L. Aquilante, PharmD; Kris Oreschak, BS; Jeanelle Sheeder, PhD; Maryam Guiahi, MD, MSc; Stephanie Teal, MD, MPH.