Lart

Nëse Babagjyshi i Vitit të Ri do të ishte Pacienti juaj!

Në prag të festave, kemi gjetur një numër befasues të referencave të Krishtlindjeve në mjekësi. Kështu që, në këtë artikull kemi dashur t’i referohemi – Babagjyshit të Vitit të Ri.

Imagjinoni sikur Babagjyshi i Vitit të Ri do të vinte tek ju për konsultime mjekësore dhe do të kërkonte të bëhej pacienti i juaj sepse ju thjeshtë jeni një student kaq i mirë i mjekësisë. Ku do të fillonit? Do shikonit historinë e kaluar mjekësore? Apo do i bënit një kontrollë fizike nga koka te këmbët? Jemi të sigurtë që do ta gjenit mënyrën e duhur, por për të filluar do të dëshironim të ju bënim një pyetje:

Babagjyshi si Pacient

Cilin nga ‘shqetësimet’ e mëposhtme ka më shumë gjasa ta ketë Babagjyshi i Vitit të Ri?

a) Rosacea
b) Sindromën e Krishtlindjes
c) Sindromën e Zemrës së Festave
d) Mëlçia e arrës
e) Zemër të zmadhuar

Mirëpo, para se të ndajmë me ju ‘përgjigjen’ për këtë pyetje, do të donim të ndanim me ju disa hulumtime që kemi bërë lidhur me shëndetin e Babagjyshit të Vitit të Ri sepse siç edhe e dini ai është i shtyrë pak në moshë. Madje, disa burime na tregojnë që ai është më shumë se 550 vjeç.

Këtu janë disa nga shqetësimet që do të kishim nëse do të ishim doktori personal i Babagjyshit të Vitit të Ri…

Rosacea

Faqet e skuqura të Babagjyshit të Vitit të Ri që janë karakteristikë e tij, mund të na tregojnë për një problem të gjatë me Rosacea (Rosacea është një çrregullim i zakonshëm i lëkurës, që karakterizohet nga skuqje në faqe, hundë, ballë dhe mjekër). Edhe pse nuk dihet nëse ky çrregullim është ngjitës, ky çrregullim mund të jetë shfaqur nga kaprolli i tij, Rudolfi, i cili dihet që vuan nga sindromi i hundës së kuqe

Lexoni më shumë rreth: 9 Mënyrat më të Mira për Trajtimin e Skuqjes së Lëkurës

Obeziteti

Në mungesë të shifrave të sakta, ne gjetëm disa vlerësime që Babagjyshi i Vitit të Ri peshon diku nga 99 kg deri në 225 kg dhe është i gjatë 129 cm deri në 200 cm, duke e bërë atë një kandidat potencial që ta ketë obezitetin.

Lexoni më shumë rreth: Obeziteti: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Trajtimi

Sindroma metabolike

Ky është një problem i mundshëm sepse të gjithë e dinë se Babagjyshi i Vitit të Ri ka dobësi për ushqimet e pasura me sheqer dhe yndyrë. Kështu që, nëse shikojmë vetëm 1% të shtëpive nga 75 milionë shtëpi që ai viziton, ai në çdo shtëpi pi një gotë qumësht dhe një biskotë: që i bie 750,000 biskota dhe 177,441 litra qumësht. Edhe nëse ai qumësht do të ishte pa yndyrë, ai prap se prap do të kishte dhimbje barku për festa.

Sëmundja e Krishtëlindjes

E njohur gjithashtu si Hemofilia B, ky është një problem i mpiksjes së gjakut, sëmundje kjo e cila është emëruar sipas pacientit të parë të diagnostifikur me këtë sëmundje, Stephen Christmas. Kjo sëmundje është përshkruar në botimin e Krishtlindjes së vitit 1952 në Revistën Britanike Mjekësore. Në rregull, ne nuk shqetësohemi vërtetë që Babagjyshi i Vitit të Ri e ka këtë shqetësim!

Dhimbja e Nervit Shiatik

Babagjyshi i Vitit të Ri ka kaluar qindra vjet duke bartur thasë të lodrave të miliona fëmijëve. Shpresojmë që ai të ketë sigurim të mirë shëndetësor sepse ky është një kombinim i keq për zhvillimin e problemeve të mesit të shpinës që mund të çojnë në dhimbje të nervit shiatik.

Bronkiti Kronik

Shpresojmë që i gjithë “Ho-Ho-Ho” i tij të jetë i qëllimshëm dhe jo një manifestim i sëmundjes pulmonare obstruktive kronike. Ekzposimi i tij ndaj oxhaqeve mund të çojë në simptoma të ngjashme me Bronkitin Kronik.

Lexoni më shumë rreth: Bronkiti Kronik: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Parandalimi

Sindromi i Zemrës së Festave

Kjo është një rrahje e parregullt e zemrës, siç është fibrilacioni atrial, që mund të ndodhë tek individë të ndryshëm.

Mëlçia e arrës

Këto çështje të mëlçisë mund të shfaqen për shkak të kongjestionit të lëngjeve.

Lexoni më shumë rreth: Detoksifikoni Mëlçinë: Provoni Pastrimin 5 hapësh të Mëlçisë

Zemër të zgjeruar

Të gjithë e dijmë që Babagjyshi i Vitit të Ri ka një zemër të madhe! ♥

Për fat të mirë, pas një ekzaminimi të hollësishëm të anatomisë së Babagjyshit të Vitit të Ri, frika jonë u la menjëanë. Ne ishim shumë të kënaqur kur zbuluam që Babagjyshi i Vitit të Ri ushtron rregullisht për të përmirësuar forcën e këmbëve (duke bërë squats dhe deadlift) në mënyrë që ai të mund t’i mbajë 750 milonë lodra që ai jep çdo vit. Për më tepër, ai mbanë një dietë të shëndetshme (shumicën e vitit), dhe rregullisht kontrollon nivelin e kolesterolit tek mjeku i tij në Polin e Veriut, i cili gjithashtu sigurohet që Babagjyshi të ketë një dietë të pasur me fibra dhe Omega 3.

Shpresojmë që viti 2020 të sjellë shëndet, gëzim dhe mirëqenie për ju lexuesit tanë të Probleme.me. Gëzuar festat!

Por pritni… Cila ishte përgjigjja?
Përgjigjja: Siç e thamë, të gjithë e dinë se Babagjyshi i Vitit të Ri ka një zemër të madhe!

 

Viti i ri

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com