Lart

Bashkohu në Ekipin e Probleme.me

 

Organizata Jo-Qeveritare dhe Platforma Mediatike Probleme.me fton të gjithë të interesuarit profesionistë, student, dhe persona që kanë hobi që kanë të bëjnë me faqen tonë, me focus të veçantë ata me interes në drejtime mjekësore, gazetare, marketing, e të tjerë, që duan të ndihmojnë komunitetin e Probleme.me dhe njëherish të promovohen/marrin përvojë përmes faqes tonë.

Prej drejtimeve Shëndetësore/Mjekësore:

Pediatër
Nutricionist
Këshillues Fitnesi/Yoga
Psikologji
Stomatolog
Kardiologji
Gjinekologji
Pulmologji
Dermatologji
Neuropsikiatri
Këshillues familjare
Çdo drejtim tjetër shëndetësor me interesim publik

 

Prej drejtimit të Gazetarisë:

Gazetar
Prezentues
Shkrues

Prej drejtimit të Marketingut:

Dizajner
Menaxher të Rrjeteve Sociale
Kameraman
Montazher

Të tjera drejtime:

Kuzhinier
Gatues/e të talentuar
Prind me këshilla prindërore
Grimer

Si mund të kontribuoni ju?

Qëllimi kryesor: Kontribuimi në shoqëri me informata të cilat mund ti ndihmojnë njerëzve të jetojnë më mirë!

Ju jeni të interesuar të ndihmoni Probleme.me që të krijoj postime, artikuj, video, emisione dhe këshilla të shumta interesante mbi tema shëndetesore apo shoqërore që janë në interest e komunitetit tonë. Ju mund të keni deshire për të promovuar profesionin tuaj apo aftesitë tuaja në fushen të cilen e studioni apo në të cilen keni pervojë. Poashtu, mund të jeni të interesuar të merrni përvoje më shumë, duke e bërë këtë në Probleme.me.

Cfarë mund të bëni për ne?

Nëse jeni doktor, profesionist, student apo me pervojë në sektorin e shëndetësisë, në një fushë të caktuar:

  • Mund të shkruani artikuj, postime, dhe/apo të ofroni këshilla për komunitetin, në formë të shkruar apo video format
  • Të krijoni postime të shkurtera që janë të postueshme dhe të lehta per t’u konsumuar në rrjete sociale

 

Nëse jeni profesionist apo student në fusha të gazetarisë:

  • Të krijoni emisione, reportazhe, artikuj, dhe të tjera aktivitete gazetareske në bashkepunim me ekipin tjetër të Probleme.me, mbi tema të ndryshme shëndetësore dhe shoqërore (fizike, dietale, sëmundje, probleme shoqërore, mjedisore, këshilla familjare, ngjarje të rëndësishme të ditës që na prekin)
  • Te bashkëpunoni me profesionist shëndetësor, të marketingut, etj, që të krijoni materiale interesante mbi tema qe ju interesojnë

Nëse jeni në Marketing

  • Të ndihmoni në përmirësimin e përmbajtjes, dizajnit, rrjeteve sociale, krijimit të postimeve, videove, gjirimeve, dhe montazhimit (në fushat tuaja përkatëse)
  • Të ndihmoni në krijimin, dizjanimin, dhe menaxhimin e positimeve në rrjetet sociale
  • Nëse keni profesion ose hobi në fushat si kuzhina/receta, estetika, kopshtaria, kërcimi, etj:
  • Te promovoni aftesitë tuaja përmes krijimit të postimeve (grafike, foto, apo videove), në bashkëpunim me anëtarët teknik të ekipit të probleme.me

Përfitimet tua

  • Ekspozim në një komunitet me mbi 100,000+ ndjekës mujor në të gjitha platformat
  • Promovim i profesionit/aftësive tuaja përmes platformave tona (web dhe rrjetet sociale)
  • Përvojë menaxhimi dhe ekzekutimi të projekteve/aktiviteteve në fushat relevante në fushen tuaj
  • Bashkëpunim dhe prodhim me drejtimet e tjera dhe më gjerë
  • Referencë/përvoje punë dhe çertifikatë
  • Organizata jonë nuk ka përfitime financiare, andaj edhe puna jonë dhe e juaja do të jetë pa pagesë. Ne do të sigurohemi që shpenzimet logjistike/administrative të mbulohen. Kjo situate do të ndryshoj në rast të përfitimit sponzorizues të Organizates.

Kush jemi ne?

Për t’ju bashkangjitur ekipit të Probleme.me për krijimin e materialeve informative shëndetësore dhe sociale (video, reportazhe, artikuj, studime) për promovimin e temave të rëndësishme në këto fusha.

Ne jemi organizatë jo-qeveritare e cila mirret me vetëdijesimin e qytetareve për probleme shëndetësore/sociale dhe të jetuarit shëndetshëm, dhe kemi hasur në interes tejet të madh publik për keto tema.

Prej hapjes së faqes tonë www.probleme.me në Maj 2019 e deri me tani,çdo aktivitet i yni ka qene dixhital, dhe kemi arritur suksese të medha:

  • Mbi 50,000 vizita mujore në uebfaqe,
  • Rreth 21,000 Pelqime ne Facebook,
  • Mbi 11,000 ndjekes ne Instagram

Këta numra do të vazhdojne të rriten në muajt në vijim.

Jam i/e interesuar! Çka tash?

  • Na shkruaj në info@rilinde21.sg-host.com për të shprehur interesimin. Na tregoni kush jeni, përvojen tuaj, dhe ndoshta edhe CV-të tuaja, ndonjë material apo çfarëdo tjetër që dëshironi të ndani me ne në këtë email. Poashtu, na njoftoni nëse keni ndonjë ide specifike për ndonjë project specific, apo për mënyren si do të deshironit të kontriboni.
  • Pas pranimit të email-it tuaj, në do t’ju ftojmë në disa takimesh, ku mund të njiheni me të gjithë anëtarët e Probleme.me dhe të diskutoni si dëshironi të bëheni pjesë e saj.

 

Më shumë rreth nesh

Platforma digjitale (www.probleme.me dhe faqet përcjellëse) është e para dhe e vetmja platformë shendetësore në Kosovë e cila ka formatin e faqeve të mëdha ndërkombëtare si WEBmd, pasi qe përmban këto komponente:

  • Enciklopedia e parë e sëmundjeve – Platforma përmban Enciklopedine e detajuar të sëmundjeve, të prezentuara me mbi 300 semundje dhe probleme të ndryshme shendetësore. Secila prej tyre përmban artikuj të detajuar mbi sëmundjen, simptomat, si të ballafaqoheni me to, e deri të pyetjet qe duhet t’i bëjnë mjekut.
  • Seksione të detajuara shëndetësore për secilin target grup kryesor të Probleme.me, që përfshijnë Nënat e reja, prindërit, adoleshentët, femrat të cilat janë shtatzënë, mëshkujt nga mosha 25 deri 40 vjeç, personat në moshë me të vjetër (45-60) dhe në moshë me të shtyrë (60+). Në faqën tonë mund të gjeni dhjetëra këshilla për sëcilin grup.
  • Shumë seksione të detajuara për Dieta, Fitnes, Nutricion/superushqime, dhe tema interesante mbi problemet martesore dhe ato qe kanë të bëjnë me estetikë
  • Seksioni për receta të detajuara dhe të shëndetshme gatimi, për çdo vakt! Ky seksion është shumë mv ndryshe se ato qv gjeni ne disa faqe të përgjithshme, pasi që këtu mbulohen receta shumë me ndryshe nga ato tradicionalet. Çdo ushqim ofron një alternativë gatimi që shumë njerëz po e vleresojnë, pasi që janë ushqime me ndryshe dhe më të shëndetshme.
  • Fleksibilitet dhe kreativitet në targetimin e temave që nuk preken zakonisht në Kosovë, te cilat janë tema shoqërore dhe shëndetësore qe ndikojnë në jetët tona çdo ditë.

Bashkohu ne Ekipin e Probleme.me

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com