Lart

Biokimi: Për dy muaj, 324 mijë analiza

Klinika e Biokimisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka shënuar shifra rekorde në ofrimin e shërbimeve laboratorike, për periudhën prill-maj 2021.

Gjatë këtyre dy muajve, janë kryer 324 mijë e 12 analiza laboratorike për 68 mijë e 897 pacientë.Vitin e shkuar, në të njëjtën kohë, për shkak të situatës me pandeminë COVID-19, që kishte prekur një pjesë të konsiderueshme të personelit shëndetësor dhe kishte vështirësuar punën tej mase, u realizuan 50 mijë e 201 analiza për 6 mijë e 722 pacientë.

Shpërndaj
Lajme - Probleme.me