Lart

Çfarë Thotë Gjatësia që e Keni për Shëndetin Tuaj?

Çfarë Thotë Gjatësia që e Keni për Shëndetin Tuaj?

Disa hulumtime kanë treguar se meshkujt e gjatë përfitojnë më shumë në jetën profesionale (duke bërë më shumë para) dhe në dhomën e fjetjes (duke bërë më shumë seks). Por, si ndikon gjatësia në trupin tuaj?

Sipas një publikimi në revistën The Lancet: Diabetes & Endocrinology, të qenit më i gjatë e redukton rrezikun e të vdekurit nga sëmundjet e zemrës për rreth 6 për qind.

cfare thote gjatesia per shendetin

Pra, një mashkull i gjatë 177 centimetra ka rrezik shumë më të ulët sesa shokët e tij të cilët janë 170 centimetra të gjatë.

Arsye për këtë mund të jetë se personat e gjatë kanë mushkëri më të fuqishme dhe enë më të mëdha të gjakut. Kjo ndihmon në parandalimit e ndërtimit të pllakave të cilat janë përgjegjëse për sëmundjet dhe sulmet e zemrës.

Sidoqoftë, kjo e ka edhe anën e keqe: përderisa të qenit i gjatë e redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ajo njëkohësisht e rritë rrezikun e kancerit për 4 për qind – të paktën kështu thotë hulumtimi i publikuar në The Lancet.

E huazuar.

Ju rekomandojmë këta artikuj:

Studimi: Personat e Pasur Jetojnë Mesatarisht një Dekadë më Shumë se sa të Varfërit

Ndotja e Ajrit Shkurton Jetën për Tri Vjet

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com