Cigaret Elektrike, të Rrezikshme: Kanë Baktere që Shkaktojnë Probleme Mushkërish
“Cigaret elektrike mund të jenë të kontaminuara me baktere dhe kërpudha të lidhura me sëmundjen e mushkërive”, sugjeron hulumtimi.
“Ekspozimi ndaj toksinave është shoqëruar me një sërë problemesh shëndetësore duke përfshirë astmën, funksionimin e zvogëluar të mushkërive dhe inflamacionin”, thonë studiuesit.
Një ekip i Shkollës së Shëndetit Publik të Harvardit TH Chan studioi produktet e cigareve elektronike. Ata identifikuan një “endotoksinë” mikrobike nga bakterie që kanë një shtresë të jashtme të fortë dhe i bën ata veçanërisht rezistent ndaj antibiotikëve.