Lart

Çka është “Flurona” që në Kosovë nuk u zbulua akoma, flet infektologu shqiptar.

Në Shqipëri sot janë konfirmuar 15 rastet e para me sëmundjen Flurona. Por edhe në Kosovë është e mundur që të ketë pasur raste me Fluronën.

Kështu thotë infektologu Ilir Tolaj në një përgjigje.

Tolaj shton se Flurona është sëmundja e shkaktuar nga prezenca e dy viruseve në të njëjtën kohë në një organizëm, ai i gripit dhe SARS CoV2.

Rastet me Flurona në përgjithësi janë të rralla. Nuk ekziston asnjë mundësi as teorike e as praktike që dy këta viruse që e kanë infektuar një organizëm në të njëjtën kohë të prodhojnë një variant të ri të virusit me veçoritë e të dy viruseve”, thotë ai.

Tolaj tregon se, është e mundur që edhe në Kosovë të ketë pasur raste me Flurona, por që kanë kaluar pa e zbuluar.

Sipas infektologut Tolaj, Flurona nuk paraqet kurrëfarë shqetësimi për shëndetin publik të një vendi.

Meqë edhe në Kosovë në të njëjtën kohë kemi pasur raste me COVID-19 dhe me Influenzë, është e mundur që edhe tek ne të ketë pasur raste me Flurona por që kanë kaluar pa e zbuluar. Për shkak se ky infeksion i njëkohshem i një organizmi është i rrallë, nën 1%, atëherë edhe Flurona nuk paraqet kurrëfarë shqetësimi për shëndetin publik të nje vendi. Ecuria e rasteve eventuale gjithashtu edhe e lehtë apo mesatarisht e rëndë”.

Tolaj shton se masat që merren për parandalimin e njërit ose tjetrit infeksion, mjaftojnë edhe për Fluronën

Shpërndaj
Lajme - Probleme.me