Dhjetë Gra nga e Njëjta Familje Kanë Luftuar me Kancerin e Gjirit dhe e Kanë Mundur me Sukses
Dhjetë gra nga e njëjta familje që e kanë fituar luftën me kancerin e gjirit po festojnë duke nxjerrë një kalendar.
Të dhjeta gratë janë mes moshës 47 dhe 81-vjeçare.
E para që u diagnostikua ishte 78-vjeçarja Joyce Waite e cila e mori vesh për sëmundjen e rëndë në viti 2002. Më pas kunatat e saj dhe vajzat patën të njëjtin fat.
Pas 15 vitesh, e gjithë situata mori fund kur partnerja e nipit të Joyce-s, bëri një operacion për heqjen e gjinjve në vitin 2017.
Organizuesja e kalendarit, 55-vjeçarja Vanessa Haw u shpreh:
“Edhe në ditët më të zeza, ne e dinim që kishte jetë, kishte shpresë.”
Ndërsa një nga të prekurat e tjera, Vanessa, tha:
“Fakti që 10 prej nesh po kalonin të njëjtën situatë ka qenë një ndihmë e madhe. Kemi qenë aty për njëra-tjetrën. Të gjitha e luftuam kancerin si familje dhe fakti që i ndamë eksperiencat me njëra-tjetrën na ndihmoi shumë.”
Sipas statistikave rreth 270,000 gra amerikane e 55,200 gra angleze diagnostikohen me kancer gjiri çdo vit.
E Huazuar.