Lart

Dieta 1 javore e supës, shkrin dhjamin e barkut dhe eliminon ujërat e tepërt të organizmit

Është kthyer tashmë në shprehi të zakonshme fjalia “Nesër filloj dietën”, por me afrimin e sezonit të vjeshtës, keni mundësinë e duhur për një dietë të shpejtë që djeg kilogramët e akumuluar gjatë verës.

Një nga këto, është edhe Dieta e Supës, e cila zgjat 7 ditë dhe ju ndihmon të humbni nga 5 në 7 kg. Nuk rekomandohet për një kohë më të gjatë, sepse është shumë rigoroze dhe ka pak kalori.

PËRBËRËSIT:

6 karota
6 qepë të mëdha
6 domate të freskëta
2 speca jeshilë
1 degë selino
1 lakër e bardhë
2 litër lëng mishi
Sipas dëshirës: 3 kungulleshka, spinaq ose bizele të freskëta

PËRGATITJA: Prisni perimet në kuba të vegjël, vendosini në një tenxhere me ujë dhe lërini të ziejnë për 10 minuta. Më pas, uleni flakën dhe lërini edhe 20 minuta derisa të zbuten. Shtoni ujë dhe lëng mishi sipas dëshirës. Supën mund ta konsumoni ashtu siç është ose ta grini në mikser, ta konsumoni të ngrohtë ose të ftohtë dhe mund t’i shtoni edhe erëza.

Dita I:
Konsumoni supë sa të doni dhe fruta, përveç bananeve (shalqiri ka më pak kalori se frutat e tjera). Mund të pini kafe dhe çaj pa sheqer dhe padyshim, ujë sa të doni.

Dita II:
Përveç supës që mund të konsumoni sa të doni, kjo është dita e perimeve. Hani perime në çdo moment, të paziera, veçanërisht jeshillëqet. Mos konsumoni fasule, misër apo bizele. Në darkë mund të shijoni një patate të furrës, me një lugë vaj ulliri. Ditën e dytë mos konsumoni fruta.

Dita III:
Konsumoni supë sa të doni, perime dhe fruta, por mos hani patate.

Dita IV:
Banane dhe qumësht pa yndyrë. Qumësht dhe ujë konsumoni sa të doni, kurse banane deri në 3 dhe sigurisht, supe sa të doni. Banania dhe qumështi kanë një sasi të konsiderueshme kalorish por në këtë fazë trupi juaj ka nevojë për karbohidrate, proteina, kalcium dhe kalium.

Dita V:
Mish dhe domate. Mund të konsumoni 300-400 g mish pule në zgarë dhe 6 kokrra domate.Supën konsumojeni të paktën 1 herë në ditë.

Dita VI:
Mish dhe perime. Mund të hani 2-3 biftekë me perime jeshile, por jo patate. Supën konsumojeni të paktën 1-herë në ditë.

Dita VII:
Kjo ditë përmban oriz integral, lëng frutash pa sheqer dhe perime. Mund të konsumoni sa të dëshironi perime dhe supë

Shpërndaj
Avatar
Lajme - Probleme.me