Lart

Edhe qentë mund të qajnë nga lumturia

Përveç tundjes së bishtit, kërcimit të pakontrolluar dhe lëpirjes së fytyrës, qentë duket se qajnë nga lumturia kur bashkohen me pronarët e tyre.

Qentë e emocionuar jo vetëm që lënë qime në rrobat tuaja, ata ndoshta derdhin edhe lot gëzimi, sipas një studimi të ri të botuar në revistën “Current Biology”, përcjell agjencia Hina të martën.

“Ne nuk kemi dëgjuar kurrë për zbulimin që kafshët derdhin lot në situata të gëzueshme, si për shembull ribashkimi me pronarët e tyre”, tha Takefumi Kikusui, një nga autorët e studimit.

Shkencëtarët matën sasinë e lotëve në sytë e qenve me testin Schirmer, i cili konsiston në vendosjen e një shiriti të veçantë poshtë qepallave.

Për një lexim bazë, shkencëtarët kryen një test mbi qentë gjatë ndërveprimeve normale me pronarët e tyre.

Ata zbuluan gjithashtu se vëllimi i lotëve të qenve ishte më i lartë pasi ata u ribashkuan me pronarët e tyre në krahasim me njerëzit e tjerë.

E qara është e lidhur ndoshta me çlirimin e oksitocinës, e njohur si “hormoni i dashurisë”.

Qentë kanë zhvilluar aftësi specifike komunikimi me kalimin e kohës dhe është vërtetuar se kontakti me sy luan një rol në formimin e marrëdhënieve midis një qeni dhe pronarit të tij.

Shpërndaj
Lajme - Probleme.me