Është Zbuluar Paisja që Detekton Rrezikun nga Sulmi në Zemër 10 Vite më Herët
Një teknologji e lartë, që përdor skanimin te zhvilluar nga disa shkencëtarë të Universitetit të Oksfordit, mund të detektoj rrezikun e një sulmi në zemër 10 vite përpara.
Ky zbulim i ri mund të shpëtoj mijëra jeta në vit duke i detektuar problemet e zemrës, tek pacientët të cilët nuk janë diagnostikuar me anë të skanimeve të mëparshme.
Zakonisht pacientët, të cilët përjetojnë dhimbje të gjoksit dërgohet për skanime. Gjysma prej tyre dërgohen në shtëpi, për shkak se skanimet e deritanishme nuk tregojnë ndonjë ngushtim apo bllokim të venave të gjakut.
Metoda e re, përdor inteligjencën artificiale për të analizuar shkallën e rrezikut me të cilën një person mund të përballet ne të ardhmen me një sulm në zemër. Sipas eksperimenteve të bëra deri tani, kjo teknologji ka arritur të detektoj përafërsisht 85 deri 90% të rasteve.
Sipas kardiologëve nëse kjo teknologji do të filloj të aplikohet, 350.000 persona vetëm në Britaninë e Madhe mund të përfitojnë nga ky skanim.