Familja që Strehoi Fëmijë që 15 Vite, Bëhet me Kënd të Lodrave
Familja Gashi nga Shtimja që 15 vjet strehon fëmijë të cilët janë pa përkujdes prindëror. Behrije dhe Safet Gashit deri tash kanë strehuar 21 fëmijë.
E sot, Organizata për Fëmijët pa kujdes Prindor-OFAP në kuadër të projektit “Krijimi i këndeve të gjelbërta për fëmijët pa përkujdes prindëror, të braktisur, të keqtrajtuar dhe të lënë pas dore” i financuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor-MMPH, bëri inaugurimin e këndit të lodrave tek kjo familje në qytetin e Shtimes.
“Këndi i lodrave jep kënaqësi dhe kthen buzëqeshje për fëmijët pa kujdes prindëror gjatë periudhës së përkohshme të qëndrimit në familje” thanë përfaqësues të OFAP.
Ndërsa familja Gashi thanë se janë të lumtur për këtë projekt dhe u shprehën të gatshëm që të vazhdojnë edhe tutje që të strehojnë fëmijë pa kujdes prindëror, ashtu siç kanë bërë tash e 15 vite.
E huazuar.
Ju rekomandojmë këta artikuj:
Hapet Qendra Informuese për Shëndetin e Gruas edhe në Gjilan