Lart

Frikë nga lija e majmunëve, Nigeria ndalon shitjen e mishit të kafshëve të egra

Qeveria nigeriane ka ndaluar shitjen e mishit të kafshëve të egra, si një masë paraprake për të ndaluar përhapjen e lisë së majmunëve.

Në Nigeri janë konfirmuar 6 raste të reja me linë e majmunëve këtë muaj, duke e çuar në 21 numrin e infeksioneve me sëmundjen afrikane për 2022-in, njoftojnë autoritete vendase.

Vendimi i qeverisë nigeriane për ndalimin e shitjes së mishit të kafshëve të egra vjen pas deklaratë së shkencëtarëve, të cilët thanë se është e mundur që virusi të transmetohet duke konsumuar mish nga një kafshë e infektuar.

Megjithatë shkencëtarët theksojnë se kjo nuk është mënyra me e përhapur për transmetimin e virusit.

Shpërndaj
Lajme - Probleme.me