Lart

Gjyshi Paska pas të Drejtë, ja pse Një Teke Raki në Mëngjes na Bën Mirë

Gjyshi Paska pas të Drejtë, ja pse Një Teke Raki në Mëngjes na Bën Mirë

Të gjithë bien dakord se pirja e tepërt e alkoolit gjatë shtatzënisë apo edhe për qejf, nuk është ide e mirë. Po pirja e “moderuar”? Po, pijetarët e tepruar e shkurtojnë ndjeshëm jetën e tyre, po në fund të fundit, edhe antialkoolistët do të vdesin një ditë.

Nëse duhanpirja është diçka e keqe, pirja e tepërt e duhanit është edhe më e keqe. Kjo logjikë mund të mos vlejë për konsumimin e alkoolit. Në fakt, konsumimi i alkoolit ndikon në vdekshmërinë e përgjithshme, por me sa duket, kjo vlen vetëm për ata që nuk kujdesen aq sa duhet për veten.

Pirja e moderuar duket se të mbron nga sëmundjet e zemrës, ndoshta për shkak të efektit që ka në hollimin e gjakut, por është zbuluar se edhe nëse pini me kursim (më pak se një pije në ditë), rreziku i prekjes nga kanceri rritet.

Si mundet që diçka që rrit rrezikun e prekjes nga kanceri, të zgjasë jetën? Kanceri është sëmundja e dytë vrastare. Duke qenë se sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve, kjo shpjegon pse ata që konsumojnë alkool në mënyrë të moderuar, mund të jetojnë më gjatë se ata që nuk konsumojnë fare. Por ky avantazh mund të jetë i kufizuar për ata që nuk praktikojnë minimumin e kujdesit për shëndetin.

Për të zbuluar se kush përfiton nga konsumimi i moderuar i alkoolit, studiuesit morën rreth 10 000 burra dhe gra dhe i ndoqën për më shumë se 17 vjet pasi vlerësuan mënyrën e jetesës dhe zakonet e tyre të të pirit. Rezultatet u botuan në një shkrim të titulluar “Kush përfiton më shumë nga vetitë kardioprotektive të konsumimit të alkoolit: fanatikët e shëndetit apo dembelët?”, shkruhet në librin “Ushqimet që shpëtojnë jetën”.

Po çfarë është një i fanatik i shëndetit? Sipas përkufizimit të studiuesve, është çdo njeri që stërvitet 30 minuta në ditë, nuk pi duhan dhe që konsumon të paktën 1 racion me fruta ose perime në ditë.

Një apo dy pije në ditë e ulën rrezikun e sëmundjeve të zemrës te dembelët, ata që bëjnë një mënyrë jetese jo të shëndetshme. Por njerëzit që tregonin minimumin e mundshëm të kujdesit për shëndetin, nuk treguan ndonjë përfitim nga konsumimi i alkoolit.

Morali i gjithë kësaj: rrushi, elbi dhe patatet është mirë të konsumohen në formën e tyre natyrale dhe “Johnnie Walker” nuk mund të jetë kurrsesi zëvendësuesi i një shëtitjeje.

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com