Lart

Harmonia me natyrën një aleate për kapërcimin e stresit

Botëkuptimi në harmoni me natyrën shoqërohet me përmirësimin e shëndetit psikologjik duke ndihmuar në menaxhimin e situatave stresuese, veçanërisht gjatë pandemisë COVID-19.

Ky është edhe një nga përfundimet kryesore të një studimi të ri, i botuar në revistën shkencore “Personality and Individual Differences” i një grup ekspertësh në psikologji, psikiatri dhe shkenca të edukimit.

Studimi vlerësoi qasjet e ndryshme të njerëzve ndaj natyrës përmes një sondazhi të kryer në SHBA dhe Japoni.

Pyetjet, që synonin të verifikonin nëse pjesëmarrësit kishin një pamje të botës në harmoni me natyrën ose të dominimit mbi natyrën, gjithashtu përfshinin pyetje mbi stresin dhe ndikimin e pandemisë COVID-19 në një nivel personal, në punë ose në financat e tyre.

Analiza zbuloi se, edhe pse shumica e pjesëmarrësve raportuan një nivel më të lartë stresi gjatë periudhës pandemike, ata me një pamje globale në harmoni me natyrën ishin në gjendje të menaxhonin më mirë gjendjen, pavarësisht nga banimi në Japoni ose SHBA.

Më shumë shëtitje, më pak stres

Niveli i stresit tek njeriu matet nga hormone kortisoli.

Sa më i lartë kortisoli aq më i stresuar ndihesh.

Studimet kanë treguar që studentët që kalojnë më shumë kohë në natyrë kanë një nivel më të ulët të këtij hormoni se ata që qëndrojnë mes katër mureve.

Njerëzit që kalojnë shumë kohë në zyrë, por që kanë një dritare me pamje nga qielli, parku ose pylli kanë një nivel më të ulët stresi dhe marrin më shumë kënaqësi nga puna.

Pacientët e shtruar në spital që kanë kontakt me natyrën shërohen më shpejt.

Thënë shkurt, stresi shërohet nëpërmjet të ashtuquajturës “Terapi e Pyllit”

Shëtitjet rikthejnë energjinë mendore

Mjafton një shëtitje 15 minutëshe në natyrë, ose po aq minuta duke parë yjet nga çatia që të ndjesh një lidhje shpirtërore me botën përtej shtëpisë tënde.

Kjo lidhje që krijon me universin ul nivelin e stresit dhe rregullon gjendjen shpirtërore dhe humorin.

Një studim i fundit ka treguar që ecjet në pyll ulin nivelin e ankthit.

Të dhënat treguan se edhe ata që banojnë afër zonave të gjelbra kanë një shëndet mendor të përmirësuar.

Natyra rrit pozitivitetin

Një studim i kryer tregoi që ata që shpenzonin 30 minuta në natyrë ishin më të lumtur dhe ndiheshin mirë.

Shumë shkencëtarë kanë publikuar studime që nënvizojnë lidhjen e pashmangshme që ekziston mes trurit, natyrës, shëndetit dhe lumturisë.

E rëndësishme është që kontakti me natyrën të nisë që nga fëmijëria, por nuk është kurrë vonë që t’i japim trurit tonë një forcë dhe energji të jashtëzakonshme të cilën nuk mund ta gjejmë kurrësesi duke u mbyllur në shtëpi apo në zyrë.

Mjaftojnë vetëm njëzet minuta.

Ulu në park, shëtit në pyll, krijo kontakt me kafshët, merr pjesë në ekskursione dhe hiq dorë nga teknologjia, telefonat celularë, instagrami, facebook etj.

Mjaftojnë 20 minuta dhe truri juaj do t’ju falenderojë!

Mos u mbyll brenda. Dil jashtë. Tani!

Shpërndaj
Avatar
Lajme - Probleme.me