Lart

A na Mbron vërtet Herd immunity nga Covid-19? Strategjia që po Diskutohet dhe që është e Kundërta e Izolimit

Po diskutohet një strategji e mundshme për të luftuar Covid-19. Kjo shpjegon vonesat e ndoshta edhe të Gjermanisë, por Britania s’e fsheh që po eksperimenton.

Herd immunity covid-19

Çfarë është Herd immunity?

Herd immunity, herd si tufa ose grumbulli dhe immunity, si imuniteti, si term në shkencën e epidemiologjisë nënkupton mos izolimin dhe marrjen e virusit, në këtë mënyrë bëhesh imuni ndaj Covid -19.

Sipas kësaj strategjie, virusi afekton gjithë popullsinë, dhe ata që përjetojnë simptomat më të rënda, të jenë të gjendje të marrin ndihmën mjekësore që u nevojitet. Në këtë mënyrë sistemi dhe shërbimi mjekësor nuk kolapset dhe të mbingarkohet nga numri i madh i rasteve për trajtim.

A është efektive?

Trupa tanë luftojnë sëmundjet infektive përmes sistemit tonë imuntar. Kur shërohemi, trupi krijon kujtesën imunologjike të sëmundjes që na mundëson të luftojmë të njëjtën sëmundje në të ardhmen. Këtë funksion kanë edhe vaksinat-krijojnë memorie imune, duke mos lejuar virusin të na kapë sërish.

Nëse prekemi nga një sëmundje e re, siç është Covid-19, për të cilën nuk ka një vaksinë, ka gjasa të përhapet në gjithë popullsinë. Por nëse një numër i madh njerëzish zhvillojnë memorien imune, sëmundja do të ndalojë përhapjen në masë, edhe nëse të tjerë nga popullsia e një vendi nuk janë imunë. Kjo është në thelb Herd immuity, dhe është një mënyrë shumë efektive për të mbrojtur gjithë popullsinë kundër sëmundjeve infektive.

Por zakonisht Herd immunity shihet vetëm si një strategji parandaluese në programet e vaksinimit. Pra nëse nuk kemi vaksinë, si në rastin e koronavirusit, për të arritur Herd immunity do të kërkonte që një pjesë shumë e madhe e popullatës të infektohet dhe të shërohet nga Covid-19.

Përqindja e popullsisë që duhet të jetë imune për të mundësuar Herd immunity varet nga ajo se sa e transmetueshme është sëmundja. Kjo matet me termin R0. Për COVID-19, R0 vlerësohet të jetë 3.28, megjithëse studimet thonë se kjo mund të ndryshojë.

Kjo do të thotë që për Herd immunity, rreth 70% e popullsisë në Angli për shembull, do të duhet të jenë imun ndaj COVID-19. Arritja e imunitetit do të kërkonte që mbi 47 milion njerëz të infektoheshin në Britani.

Vlerësimet e tanishme janë që COVID-19 ka një normë vdekjeje prej 2,3% dhe një normë 19% të shkaktimit të një sëmundje të rëndë.

Kjo do të thotë që arritja e Herd immunity ndaj COVID-19 në Angli mund të rezultojë në vdekjen e më shumë një milion njerëzve dhe 8 milionë me sëmundje të rëndë që kërkon kujdes në mënyrë kritike.

Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse kjo është strategjia e plotë e qeverisë angleze, por kjo strategji është propozuar nga David Halpern, shefi ekzekutiv i Ekipit të Behaviour Insights.

Ngadalësimi i përhapjes së COVID-19 është një strategji premtuese, veçanërisht kur kombinohet me masa të zgjeruara për të mbrojtur të moshuarit dhe ata me probleme të rënda shëndetësore. Duke ngadalësuar përhapjen e sëmundjes, NHS mund të ketë më shumë kohë për t’u përgatitur, dhe më shumë fokus tek krijimi i vaksinës deri në verë.

Por në rastin e Kinës, përhapja e koronavirusit u ndalua pa këtë strategji të Herd imunity pasi rezulton që vetëm 0.0056% e popullit është infektuar. Kina mori masa ekstreme izolimi.

Megjithatë të presësh imunitetin e tufës ndaj COVID-19 si në rasti e propozuar Britani duke lejuar që virusi të përhapet në komunitet, nuk shihet të jetë një strategji dhe aq e mirë e shëndetit publik.

E huazuar.

Ju rekomandojmë këta artikuj:

Italianët me Shenja të Koronavirusit Mund të Dënohen me 21 Vite Burg nëse Refuzojnë të Izolohen

Koronavirusi dhe Industria Ushqimore: Si duhet të Përgaditen Restaurantet, Kuzhinat, dhe Fabrikat Ushqimore

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com