Lart

IKShP njofton se të dielave nuk bëhet testimi për COVID-19

Për shkak përmirësimit të theksuar të gjendjes epidemiologjike me SARS-CoV-2 në Kosovë, përkatësisht uljes së dukshme të rasteve me COVID-19 si dhe uljes të kërkesave për testim për SARS-CoV-2, IKShPK ka njoftuar që pas një periudhe dy vjeçare të punës intensive, ka marrë vendim të ndërprejë marrjen e mostrave dhe testimin për SARS-CoV-2 si dhe lëshimin e rezultateve të testimit gjatë të dielave.

Qytetarët e Kosovës mund të testohen në IKShPK për SARS-CoV-2 me RT PCR nga e hëna deri të shtunën gjatë orarit të punës 08:00 – 14:00, bëhet e ditur në një komunikatë për media.

“IKShPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen… Vaksinat mund të merren çdo ditë në të gjitha institucionet e kujdesit parësor në komunën tuaj. Gjithashtu apelojmë për vaksinimin me dozën përforcuese dhe dozën e tretë që mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18-vjeçare”, thuhet po aty.

Shpërndaj
Lajme - Probleme.me