Lart

Ilaqi Kundër Malaries Ndihmon Pacientët me Virus që të Përmirësohen, Thuhet në një Studim të Vogël

Një grupi njerëzish të sëmurë në gjendje mesatare iu dha hidroksilklorina, e cila duket se lehtëson simptomat e tyre shpejt, megjithatë nevojiten më shumë hulumtime.

Gazeta The New York Times ka raportuar që hidroksiklorurina, një bar kundër malaries ndihmoi në përshpejtimin e shërimit të një numri të vogël të pacientëve, të cilët ishin të sëmurë lehtë nga koronavirusi, raportuan mjekët në Kinë këtë javë.

Kolli, ethet dhe pneumonia u larguan më shpejt, dhe dukej më pak e mundshme që sëmundja të kalonte në nivel të rëndë tek njerëzit që morën hidroksilklorinë sesa tek një grup krahasimi që nuk morën ilaçin. Autorët e raportit thanë se ilaçi ishte premtues, por se duheshin më shumë hulumtime për të sqaruar se si mund të funksiononte në trajtimin e sëmundjes së koronavirusit dhe për të përcaktuar mënyrën më të mirë të përdorimit të tij.

“Kjo do të çojë një sinjal jashtë tek komuniteti i trajtimit”, tha Dr. William Schaffner, ekspert i sëmundjes infektive në Universitetin Vanderbilt.

Studimi ishte i vogël dhe i kufizuar për pacientët të cilët ishin të sëmurë lehtë ose mesatarisht dhe jo tek rastet e rënda. Ashtu si shumë raporte në lidhje me koronavirusin, ai u postua në medRxiv, një shërbm në internet për artikuj mjekësorë, përpara se t’i nënshtrohej një vlerësimi nga kolegët dhe nga studiues të tjerë.

ilaqi kunder malaries ndihmon pacientet koronavirus

Por, gjetjet mbështesin fuqimisht studimet e mëparshme që sugjerojnë një rol për këtë ilaç, tha Dr. Schaffner.

“Unë mendoj se ky hulumtim do ta forcojë prirjen e shumë njerëzve në të gjithë vendin, të cilët nuk janë në gjendje të fusin pacientët e tyre në prova klinike, por tashmë kanë filluar përdorimin e hidroksilklorinës,” tha ai.

Raportet e mëparshme nga Kina dhe Franca se ilaçi dukej se ndihmonte pacientët, së bashku me komentet entuziaste nga Presidenti Trump, kanë krijuar një gumëzhitje rreth hidroksilklorurit dhe klorokuinës bashkërisht, të cilat janë ilaçe që me dekada përdoren për të trajtuar malarjen dhe sëmundjet autoimune, si lupusin dhe artritin rheumatoid. Një rritje e lartë e kërkesës ka çuar në radhë pritjeje dhe mungesë, dhe pacientë që presin të mbështeten në ilaçet për sëmundje kronike, duke pyetur veten nëse do të jenë në gjendje të plotësojnë recetat e tyre.

Pa një trajtim të provuar për koronavirusin, shumë spitale thjesht u kanë dhënë pacientëve hidroksilklorinë, duke arsyetuar se mund të ndihmojë dhe ndoshta nuk do të dëmtojë, sepse është relativisht i sigurt.

Raportet e mëparshme nga Franca dhe Kina shfaqën kritika sepse ato nuk përfshinin grupe kontrolli për të krahasuar pacientët e trajtuar kundrejt pacientëve të patrajtuar. Studiuesit i quajtën këto raporte anekdotike dhe thanë që mungesa e kontrolleve e bëri të pamundur të përcaktohet nëse bari funksiononte.

Ndër zyrtarët shëndetësorë që nuk pranuan të lejojnë ilaçet, dhe të cilët kërkuan prova klinike, ishin disa anëtarë të “Task Force” për koronavirusin të presidentit – përfshirë Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, dhe Dr Stephen Hahn, komisioner i Administrimit të Ushqimit dhe Barnave.

Studimi i ri, nga 62 pacientë me një moshë mesatare rreth 45 vjeç, kishte një grup kontrolli. Kjo u krye në Spitalin Renmin të Universitetit Wuhan, në Wuhan, Kinë. Pacientët u zgjodhën me kujdes, duke përjashtuar njerëzit me probleme shëndetësore që mund të përkeqësohen nga hidroksilklorina, si ritmet anormale të zemrës, sëmundje të caktuara të syve dhe problemet me mëlçinë ose veshkat.

Gjysma e subjekteve – kontrollet – morën vetëm terapinë e zakonshme të pacientëve me koronavirus, dhe gjysma kishin terapinë e zakonshme plus hidroksilkolinë. Terapia e zakonshme përfshinte oksigjenin, ilaçet antivirale, antibiotikët dhe trajtime të tjera.

Sëmundja e tyre konsiderohej e lehtë, edhe pse të gjithë kishin pneumoni që shfaqeshin në skanimet CT. Pasi dhanë pëlqimin e informuar, atyre iu caktua në mënyrë të rastësishme qoftë hidroksilkolina ose grupi i kontrollit. Ata u trajtuan për pesë ditë, gjersa ethet dhe kollitja e tyre u monitoruan. Ata gjithashtu kishin një skanim të gjoksit një ditë para se të fillonte trajtimi studiues, dhe një ditë pas përfundimit të tij.

Kollitja dhe ethet u lehtësuan rreth një ditë më parë te pacientët që morën hidroksilklorinë, kurse pneumonia u përmirësua në 25 nga 31, në krahasim me 17 nga 31 të kontrolluar.

Gjendja u bë e rëndë te katër pacientë – të gjithë në grupin e kontrollit.

Dy pacientë kishin efekte anësore të vogla nga hidroksilklorina: Njëri kishte skuqje dhe një tjetër kishte dhimbje koke.

Dr. Schaffner paralajmëroi se rezultatet zbatohen vetëm për pacientët me sëmundje relativisht të lehtë, si ato në studim, dhe nuk mund të përgjithësohen në rastet e pacienteve me gjendje të përparuar të sëmundjes.

“Nëse doni të trajtoni njerëzit që janë tashmë të sëmurë rëndë, ne nuk e dimë se sa mirë do të funksionojë ky trajtim,” tha ai.

Nëse ilaçi po ndihmon, nuk është ende e qartë se si. Ekzistojnë dy mënyra të mundshme. Në studimet laboratorike, ai ndalon virusin nga pushtimi i qelizave. Por, hidroksilklorina gjithashtu mund të zgjojë një sistem imunitar tepër aktiv, kjo është arsyeja pse mund të trajtojë sëmundjet autoimune. Poashtu, një reagim i fuqishëm imunitar ndaj koronavirusit dyshohet se luan rol në disa nga rastet më të rënda të sëmundjes.

“Ne nuk e dimë se cili nga aspektet farmakologjike të hidroksilklorinës është më aktiv, pjesa antivirale apo pjesa imunomoduluese,” tha Dr. Schaffner. “Ne nuk e dimë, por ai e forcon nocionin, siç thonë autorët shkurtimisht, ai forcon mendimin për natyrën e shumë prej këtyre pneumonive që ne po shohim, të cilat duket se kanë një bazë imune, në krahasim me të qenit pneumoni sekondare bakteriale, të cilën ne e shohim kaq shpesh te gripi të zakonshëm”.

E huazuara.

Ju rekomandojmë këta artikuj:

A janë të Rrezikuara Foshnjat në Bark nga Korona Virusi?

APEIRON Biologics Nis Fazën II të Testimit Klinik në BE për Terapinë Ndaj COVID-19

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com