Lart

Interesim i ulët i qytetarëve për t’u vaksinuar

Me rënien e infektimeve nga koronavirus, dhe pas lirimit të masave nga Qeveria, ka rënë edhe interesimi i qytetarëve që të vaksinohen kundër virusi korona.

Paraditen e kësaj të shtune në Qendrën e vaksinimit në QMF në Kalabri  të Prishtinës përveç mjekëve, nuk u panë qytetarë të interesuar për t’u vaksinuar.

Përderisa gjatë valës së madhe të virusit Korona, numri i qytetarëve për t’u vaksinuar ishte tejet i madh.

Ndërkohë që sot Ministria e Shëndetësisë, bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, njoftoi se në 24 orët e fundit, janë dhënë 350 doza të vaksinës kundër COVID-19. Ndërsa që nga fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.550 doza të vaksinës.

Ndërsa, 818.255 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe sipas të dhënave të IKShPK-së janë dhënë 98.577 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Në këtë 24 orësh 32 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Vaksinat që jepen në Kosovë janë: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca – të dyja të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjencia Evropiane e Barnave.

Shpërndaj
Lajme - Probleme.me