Lart

Ishte për 20 Minuta në ‘Anën’ Tjetër, i Riu Tregon se Çfarë e Mbajti Gjallë

Ishte për 20 Minuta në ‘Anën’ Tjetër, i Riu Tregon se Çfarë e Mbajti Gjallë

Një i ri u shpall i vdekur për 20 minuta dhe më pas u risoll në jetë nga mjekët të cilët e kanë quajtur rastin një mrekulli të vërtetë.

Më herët gjatë këtij viti, Michael Pruitt po punonte me njerkun e tij në shtëpinë e një infermiereje në momentin që ra në kontakt me rrymën elektrike.

Për fatin e tij të mirë, infermieria Keith Jacokes ndodhej në shtëpi dhe u kujdes që t’i bënte masazh kardiak derisa erdhi ambulanca.

Skuadra e mjekëve u munduan ta ringjallnin në të njëjtën mënyrë duke bërë kështu që Pruitt të kalonte rreth 20 minuta pa puls.

Duke folur për eksperiencën që kaloi, Michael shton:

“Mendoj se u zgjova pasi kisha një ndjenjë se nuk ishte koha ime për të ikur. Unë jam i destinuar që të bëj gjera më të mëdha dhe të ndihmoj njerëzit.”

Aksidenti ndodhi më 30 prill, por Michael është kthyer që atëherë në spital për të falënderuar stafin që i shpëtoi jetën.

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com