Ja se Cili Është Muaji Përfekt për të Lindur Bebin Tuaj Sipas Shkenctarëve
Kemi hyrë zyrtarisht në muajin shtator, e për pak ditë mirëpresim stinën e vjeshtës. Nëse vera është sezoni i dasmave, duhet të dini që ai i vjeshtës është sezoni i lindjeve!
Më poshtë do të ndajmë me ju faktet më interesante për bebet e lindura në muajin shtator:
- Fëmijët e lindur në muajin shtator priren të peshojnë më pak (2kg e 700 gr) kjo sipas statistikave të Spitalit të Fëmijëve në Filadelfia.
- Ata janë më të lumtur se fëmijët e lindur në muajt e tjerë.
- Këto bebe kanë më pak gjasa të zhvillojnë depresion dhe çrregullime bipolare.
- Fëmijët e lindur në muajin shtator do të rriten duke zhvilluar pasione të shumta për sportin.
- Nëse nëntori është muaji gjatë të cilit kanë lindur vrasësit serialë, në shtator kanë lindur njerëzit më paqësor e më pak problematikë.
- Ata janë më të prirur ndaj alergjive dhe astmës.
- Ata që lindin në vjeshtë janë 30% deri në 90% më shumë të rrezikuar të preken nga alergjitë.
- Janë më të gjatë se fëmijët e tjerë, kjo për shkak të vitaminës D, ndaj të cilës mamatë janë të ekspozuara në diell gjatë verës. Nëse doni fëmijë të suksesshëm është mirë që ngjizjen e tyre ta nisni në fund dhjetori ose në janar.
Sipas një kërkimi të bërë nga Universiteti i Torontos, Northestern University, fëmijët e lindur në shtator kishin rezultate më të mira në shkollë.
Ky studim u përforcua nga një tjetër përfundim i National Bureau of Economic Research, sipas të cilit mosha e fëmijëve ka rol të rëndësishëm jo vetëm për ecurinë në shkollë nga mosha 6-15 vjeç, por edhe në shkallën e ulët të kriminalitetit. Kjo ndodh pasi fëmijët e lindur në shtator janë më rritur kur nisin shkollën, krahasuar me moshatarët e tjerë.
E Huazuar.
I rekomandojmë edhe këta artikuj:
Procesi i Lindjes dhe Lindja: Kujdesi Pas Lindjes
Orari i Gjumit për Vitin e Parë të Foshnjës Suaj
10 Mënyra se si Shtazënia juaj e Dytë Mund të Jetë Ndryshe nga e Para