Lart

Karota, më e mira për uljen e kolesterinës

Nganjëherë ngrënia e mjaftueshme e perimeve mund të jetë e vështirë. Por me shmangien e tyre, potencialisht i humbini shumë lëndë ushqyese, vitamina dhe përfitime shëndetësore.

Për shembull, ekzistojnë disa perime që përmbajnë lëndë ushqyese të shëndetshme për zemrën dhe që e ulin kolesterinën. Sipas ekspertëve shëndetësorë. Karotat janë disa prej perimeve më të mira që mund të hahen për të ndihmuar me uljen dhe menaxhimin e niveleve të kolesterinës.

Karotat janë një burim i mirë i fibrave të tretshme të cilat mund të ndihmojnë me uljen e niveleve të kolesterinës. Ato janë gjithashtu të pasura me beta karoten, vitaminën A antioksidante, që mund t’ju mbrojë nga sëmundjet kronike si sëmundjet e zemrës. Dhe pjesa më e mirë është se karotat janë super të gjithanshme. Mund të konsumohen të freskëta, të shtohen në sallatë ose të fërgohen me vaj ulliri dhe hudhër dhe të konsumohen si pjatë anësore.

Karotat janë pothuajse gjithmonë të lidhura me shëndetin e syve dhe ekziston një arsye e mire për këtë. Ato janë të pasura me vitaminë A, e cila dihet se ndihmon me uljen e rrezikut të sëmundjeve të caktuara të syrit. Ato gjithashtu përmbajnë luteinë, që ndihmon në uljen e rrezikut të degjenerimit makular. Por ndërsa karotat janë të shkëlqyera për shikimin tuaj, përfitimet e tyre nuk ndalen me kaq.

Sipas gazetës “Harvard Health”, karotat janë një ushqim i shkëlqyer që e përmirëson shëndetin e zemrës dhe i ul nivelet e kolesterinës, për shkak se janë të lehta për t’u konsumuar dhe janë të pasura me fibra.

Lidhja midis fibrave dietike dhe kolesterinës është e rëndësishme. Një përmbledhje e botuar në gazetën “Nutrients” thotë se fibrat e patretshme dhe të tretshme, shquhen për rolin e tyre në uljen e niveleve të kolesterinës në gjak, gjë që në fund të fundit ndihmon me uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Një tjetër hulumtim zbuloi se ngrënia e së paku 25 gramë fibra në ditë, ndihmon me menaxhimin e peshës, sheqerit në gjak, nivelet e presionit në gjak dhe nivelet e kolesterinës.

Së bashku me përmbajtjen e fibrave, karotat mund të ofrojnë përfitime për shëndetin e zemrës përmes niveleve të beta-karotenit, që ndihmon në reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, sëmundjeve kardiovaskulare, goditjes në tru dhe disa llojeve të kancerit.

Shpërndaj
Lajme - Probleme.me