Lart

SHKRUAR NGA NJË POLIC: Mund të Shpëtojë Jetën Tuaj apo të Atyre që i Doni

Këshilla nga polici

Ndajeni me gruan tuaj, fëmijët tuaj, dhe të gjithë qe i njihni. Pasi të keni lexuar këto 9 këshilla jetësore, përcillini ato tek te dashurit tuaj. Asnjëherë nuk kushton shumë të jesh i kujdesshëm në këtë botë të çmendur ne të cilen po jetojmë.

1. Këshillë nga Tekwando: bërryli është pika më e fortë në trupin tuaj. Nëse jeni mjaft afër personit qe po ju sulmon për ta përdorur atë, bëjeni!

2. Këtë e mësova nga një ciceron turistik. Nëse një hajn kërkon kuletën dhe/ose çantën tuaj, MOS I’A DOREZONI DREJT NE DUAR. Hidheni sa më larg nga ju… Shanset janë që ai të jetë më i interesuar në portofolin tuaj dhe/ose çantën se në ju, dhe ai do të shkojë për ta marrë kuletën/çantën. VRAPO SA ME SHPEJTE QE MUNDESH NE DREJTIMIN TJETER.

3. Nëse ju ndodh qe t’ju kidnapojnë, dhe ju kanë hedhur në bagazh të ndonjë makinë, goditni me kembë nga brenda dritat e pasme të veturës (ato do të bijnë jashtë) nxirreni dorën jashtë, dhe filloni t’a tundni doren si i çmendur .. Shoferi nuk do t’ju shohë, por të gjitha veturat pas tij do t’ju shohin dorën. Kjo metodë ka shpëtuar shumë jetë.

4. Femrat kanë një tendencë për të hyrë në makinat e tyre pas shoppingut, darkimit jashtë, punës, etj., dhe vetëm të ulen pa e nisur veturen (për të kontrolluar email-et, telefonin, etj). MOS E BEJ MË KËTË! Grabitësi do t’jetë duke ju vëzhguar, dhe kjo është mundësia e përsosur që ai të futet në anën e pasagjerit, të vendosë një armë në kokë dhe të të tregojë ku të shkosh. SAPO TË FUTENI NË MAKINËN TUAJ, SHTYPNI BUTONIN PËR MBYLLJEN E DYERVE, DHE NISUNI MENJËHERË…

Nëse ndodh që grabitësi të hyjë në makinë me sukses, dhe të vendosë armën në kokën tuaj, MOS J’U NËNSHTRONI URDHËRIT PËR TË VOZITUR DIKU. E përsëris: MOS U NIS! Në vend të kësaj, ndizeni veturën, JEPNI GAZ sa të mundeni dhe goditeni veturën në shtyllën apo murin më të afërt., duke dëmtuar fort pjesën e përparme të veturës. AIR BAG-u do të ju shpëtoje juve. Nëse personi është në sediljen e pasme, do ta pësoje shumë keq. Menjëherë pas goditjes se veturës, hape deren dhe VRAPO. Ky është opsion më i mirë se opsioni ku policia gjen trupin tuaj në ndonjë mal në periferi.

5. Disa shënime në lidhje me hyrjen në makinën tuaj në një parking të hapur ose garazh parkimi: A.) Jini gjithmonë të vetëdijshëm: shikoni rreth jush, shikoni brenda në makinën tuaj, përpara dhe në sediljet e pasme. B.) Nëse jeni e parkuar pranë një kombi, futuni në makinën tuaj nga dera e pasagjerit. Shumica e vrasësve serik sulmojnë viktimat e tyre duke i tërhequr ato në furgonat e tyre gjatë kohës kur ato përpiqen të futen në makinat e tyre. C.) Shikoni makinën e parkuar në anën e shoferit të vetures tuaj, dhe anën e pasagjerit. Nese shihni ndonje mashkull te ulur vetëm në makinën që është më se aferti makines tuaj, sugjeroj që të ktheheni në zyre/shopping mall, dhe ti kerkoni një roje/polici që t’ju percjellë deri tek vetura. ËSHTË GJITHMONË MË MIRË TË JESH E SIGURT SE SA E VDEKUR.

6. GJITHMONË merrni ashensorin në vend të shkallëve. Shkallet janë vende të tmerrshme për t’i ecur e vetme dhe vendi i përsosur i krimit. Kjo është veçanërisht e vërtetë GJATË NATËS!)

7. Nëse grabitësi ka një armë dhe nuk është duke ju mbajtur me duar (dmth. jeni e lirë të lëvizni), GJITHMONË VRAPO! Grabitësi do të gjuante me arme në drejtimin tuaj (gjersa ikni duke vrapuar) vetëm 4 nga 100 herë; dhe madje edhe atëherë, ka shumë të ngjarë që nuk do të ju godas në ndonjë organ jetësor. Vraponi, mundësisht në menyrë zig-zage!

8. Si femra, ne gjithmonë përpiqemi të jemi të mirëkuptueshme dhe ndihmuesë: MOS E BËNI! Mund të perfundosh e dhunuar apo e vrarë. Ted Bundy, vrasësi serial, ishte një burrë i pashëm dhe i mirë-edukuar, i cili GJITHMONË grabiste femrat që ishin të sjellshme, mundoheshin ta ndihmonin, dhe nuk dyshonin fare në. Ai shëtiste me një bastun, ose duke çaluar, dhe shpesh kërkonte “ndihmë” qe ta ndihmoj per te ecur deri ’në automjetin e tij. Kjo ishte si ai rrëmbente shume viktima.

9. Një këshille tjetër e sigurisë: Dikush më tha që shoqja e saj dëgjoi një foshnjë duke qarë në oborrin e saj një natë më parë, dhe ajo thirri policinë sepse ishte vonë dhe ajo mendoi se ishte dicka e çuditshme.. Policia i tha në telefon “Çfarëdo që të bësh, MOS E HAP derën!”.. ‘Zonja pastaj tha se dukej sikur fëmija ishte zvarritur jashtë përmes një dritare dhe frikesohej se po zvarritej drejt rrugës, ku mund ta godiste ndonjë veturë. Polici tha: “Tashmë kemi një njësi duke ardhur aty rrugë, çfarëdo që të bëni, MOS e hapni derën”. Ai i tha asaj që policia dyshonte se një vrasës serial kishte inqizuar të qaren e një bebe dhe po e perdorte atë që të tërhiqte femrat jashtë shtëpive të tyre…Polici tha që se kishin verifikuar ende, por kishin marrë disa telefonata nga gra të ndryshme që kishin degjuar foshnje duke qarë afër oborrit të tyre.

10. Mashtrim uji! Nëse zgjoheni në mes të natës dhe dëgjoni jashtë të gjitha çezmat dhe sperkatëset e shtëpisë tuaj të lëshuara në oborr, apo dyshoni se është shpërthyer ndonjë gyp, MOS SHKONI PËR TË INVESTIGUAR! Këta grabitës bëjnë këtë për t’ju nxerrë jashtë, për t’ju sulmuar. Thirreni policinë në këso rastesh!

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com