Lart

Kina Nuk Po i Lejon Shkencëtarët të Hetojnë Origjinën e Coronavirusit

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tha se ishte “shumë i zhgënjyer” që Kina nuk kishte miratuar ende hyrjen e një ekipi ekspertësh ndërkombëtarë për të hetuar origjinën e coronavirusit.

“Sot kemi mësuar se zyrtarët kinezë nuk kanë përfunduar punën rreth lejeve të nevojshme për ekipin që do të arrijë në Kinë. Unë jam shumë i zhgënjyer me këtë informacion”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë shtypi në Gjenevë

Ghebreyesus vuri në dukje se anëtarët e ekipit shkencor ndërkombëtar kanë filluar përgatitjet për të shkuar në Kinë si pjesë e një marrëveshje midis OBSH-së dhe Pekinit. Dy anëtarë të këtij ekipi tashmë janë nisur dhe të tjerët po përgatiten të largohen.

“Unë kam qenë në kontakt me zyrtarë të lartë kinezë dhe edhe një herë e kam bërë të qartë se hyrja e ekspertëve është një përparësi për OBSH-në”, tha Ghebreyesus para gazetarëve.

Siç ishte rënë dakord më parë midis OBSH-së dhe Pekinit, ekspertët ndërkombëtarë duhet të kryejnë teste në Wuhan, ku janë vërejtur rastet e para të coronavirusit.

Shpërndaj
Storie - Probleme.me