Lart

Konsumimi i Djathit Ul Rrezikun Për Sëmundjet e Zemrës dhe Sulmet në Tru

Ngrënia e porcioneve të vogla të djathit në baza ditore mund t’i zvogëlojë shanset e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës apo sulmeve të trurit.

Pavarësisht se djathi ka përqindje të lartë të yndyrës, një studim i ri sugjeron se personat të cilët hanë djathtë rregullisht mund të jenë më të shëndetshëm.

Hulumtuesit kanë vlerësuar 15 studime nga Evropa dhe SHBA, të cilat i kishin monitoruar dietat dhe shëndetin e më shumë se 200.000 njerëzve.

Gjatë analizave, ata kishin zbuluar se njerëzit të cilët hanë djathë rregullisht, rreth 40 gr në ditë, kishin pasur 14 për qind më pak rrezik të zhvillojnë sëmundje kardiovaskulare, ndërsa shanset e tyre për të pësuar sulme në zemër kishin qenë 10 për qind më të vogla.

Shkencëtarët besojnë se djathi përmban acide yndyrore të ngopura të cilat e parandalojnë bllokimin e artereve.

Shpërndaj
Avatar
Lajme - Probleme.me