Shënohet 2 Rastet e Para me Koronavirus në Shqipëri!
Sipas Ministrisë, gjendja e dy të prekurve, babë e bir 54 dhe 28 vjeç që kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione. Përgjigjet e analizave dolën mbrëmjen e së dielës, tahmë ndodhen në spitalin infektiv.
TIRANË – Shënohen dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë në një njoftim zyrtar pas mesnate, konfirmoi dy rastet e para me koronavirusin e ri COVID-19 në vendin tonë.
Bëhet fjalë për një 28-vjeçar me inicialet P.K.. Ai ka ardhur nga Fierence në Shqipëri me makinë në rrugë tokësore dhe pas kontaktit ka infektuar edhe babanë, V.K.. Sipas Ministrisë, gjendja e dy të prekurve, është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione. Ata po trajtohen në Spitalin Infektiv pasi përgjigjja e analizave doli mbrëmjen e së dielës. “Strukturat tona të urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet”, thotë ministria në njoftim zyrtar.
DETAJET/ 54 dhe 28 vjeç, sa qëndruan në Itali dhe nga udhëtuan për në Shqipëri babë e bir, infektuar me koronavirus
Dy qytetarët e konfirmuar me koronavirusin e ri, babë e bir, 54 vjeç dhe 28 vjeç kanë qëndruar disa ditë në Firence dhe kanë udhëtuar në rrugë tokësore nga Firence drejt Tiranës, nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit me makinë personale.
Menjëherë pas shfaqjes së shenjave klinike dhe lajmërimit të urgjencës kombëtare në nr.127 i janë marrë mostrat, të cilat u konfirmuan mbrëmjen e sotme nga laboratori i virologjisë në IShP. Dy rastet e konfirmuara me COVID-19 janë në gjendje të stabilizuar dhe po trajtohen në spitalin infektiv.
Ndërkohë strukturat e shëndetit publik po realizojnë hetimin epidemiologjik dhe marrjen e mostrave të kontakteve.
E huazuar.
Ju rekomandojmë këta artikuj:
CNN: Kjo është Shpërndarja e Saktë e Koronavirusit Nëpër Botë
32,495 Pacientë të Shëruar nga Koronavirusi i ri Lirohen nga Spitali në Kinë