Koronavirusi dhe Industria Ushqimore: Si duhet të Përgaditen Restaurantet, Kuzhinat, dhe Fabrikat Ushqimore
Koronavirusët janë një familje e madhe e virusëve të cilët zakonishtë shkaktojnë sëmundje të frymëmarrjes. Ato përfshijnë viruse të cilët shkaktojnë simptoma të zakonshme të gripeve sezonale, e po ashtu edhe sëmundje mjaftë të rrezikshme të njohura si Severe Acute Respiratory Syndrome (SARS) dhe Middle East Respiratory Syndrome (MERS).
Një formë e re e këtij lloj virusi është shfaqur e cila nuk është hasur kurrë më parë tek njerëzit dhe është quajtur si Novel Coronavirus (nCov-2019). Shfaqja e këtij virusi ka shkaktuar krizë botërore, ku po merr jetën e shumë persona dhe ka ende paqartësi lidhje me specifikat e tij. Të gjitha studimet mjekësore janë të përqendruara në gjetjen e një kure dhe parandalimin e përhapjes së mëtutjeme. Simptomat të cilat zakonisht shfaqen janë temperaturë e lartë >38⸰C, kollitje, vështërsi me frymëmarrje, etj.
A mundet të bartet ky virus përmes ushqimit?
Eksperienca e mëhershme me virusët si SARS dhe MERS që i takojnë kësaj familje tregon se ky lloj virusi nuk përhapet përmes ushqimit dhe po ashtu mendohet edhe për Koronavirusin. Që ky virus të zhvillohet ka nevojë për një organizëm bujtes/bartës, qoftë njeri apo kafshë, dhe nuk mund të zhvillohet në ushqim. Mbijetesa e Koronavirusit tek njerëzit është ende duke u hulumtuar, mirëpo pretendohet se mbijeton në mbetjet e fecesit.
Bartja e këtij virusi mund të bëhet prej kafshe në kafshe, kafshës tek njeriu, dhe prej njeriut në njeri. Mendohet se e ka prejardhjen prej kafshëve, por asgje ende nuk është definitive dhe e dëshmuar shkencëtarisht.
Sipas të dhënave të fundit industria ushqimore konsiderohet më e rrezikuara prej këtij virusi, pasi që prej fazës së prodhimit të një ushqimi e deri tek produkti final ai është vazhdimisht në kontakt me persona të ndryshëm. Punonjësit e industrisë ushqimore të cilët janë të infektuar me këtë virus mund të bëjnë edhe kontaminimin e ushqimit përmes kollitjes apo teshtitjes. Kështu praktikat e mira higjenike dhe zbatimi i tyre është i domosdoshëm në parandalimin e përhapjes së tij.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë punonjësit e industrisë ushqimore duhet të zbatojnë disa standarde të caktuara nga ajo kohëve të fundit:
- Higjenë e përshtatshme e duarëve
- Praktika të sigurta ushqimore
- Shmangien e kontaktit të ngushtë, kur është e mundur me persona që kanë simptoma të ndonjë sëmundje të frymëmarrjes
Punëtorët duhet të pastrojnë duart e tyre:
- Para se të fillojnë punën
- Para dorëzmit të ushqimit të gatuar apo ndonjë fast-food.
- Pas detyrave të pastrimit
- Pas përdorimit te tualetit
- Pas ngënies apo pirjes së duhanit
- Pas teshtitjes apo pastrimit të hundëve
- Pas dorëzimit të parave etj.
Higjiena dhe pastrimi adekuat janë gjithashtu të rëndësishme për të shmangur ndotjen e kryqëzuar midis ushqimeve të papërpunuara ose të pjekura, dhe ushqimeve të gatuara ose të gatshme për të ngrënë në kuzhinë. Si një masë paraprake e shtuar, nëse punoni me ushqim dhe keni dyshime për simptoma të sëmundjes së frymëmarrjes, duhet të informoni punëdhënësin tuaj, të shmangni përgatitjen e ushqimit për njerëzit e tjerë dhe të kërkoni kujdes mjekësor.
Punëdhënësit kanë një rol të rëndësishëm për të parandaluar sëmundjet me prejardhje nga ushqimi. Ata duhet sigurohen që stafi të jetë i vetëdijshëm për situatën e Coronavirus 2019, të sigurohet që stafi të trajnohet siç duhet në higjenën e ushqimit, të sigurojë mbikëqyrje efektive të stafit për të forcuar praktikat higjienike, siguroni lehtësirat e duhura p.sh. larja e duarve, tualetet, e të tjerë, për të mundësuar stafin të praktikojë higjienë të mirë.
Ju rekomandojmë këta artikuj:
Njohuritë Bazike dhe Masat Mbrojtëse për Koronavirus COVID-19
Ja si Duket Koronavirus, u Nxor nga Trupi i një Njeriu të Infektuar