Lart

Koronavirusi pësoi 198 Mutacione, Shkencëtarët në Mëdyshje Lidhur me Impaktin

Kërkuesit në Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe kanë identifikuar qindra mutacione të virusit që shkakton infeksionin COVID-19, por asnjëri nuk ka konfirmuar ende se çfarë do të thotë kjo për përhapjen e koronavirusit të ri në popullatë dhe sa efektive do të ishte gjetja e një vaksine.

koronavirusi pesoi 198 mutacione

Zakonisht viruset pësojnë mutacione, pasi kjo është një ndër vetitë e tyre kryesore. Por pyetja është: cilat nga këto mutacione ndikojnë aktualisht duke ndryshuar nivelin e ashpërsisë, përhapjes së infeksionit apo sëmundjen.

Rezultatet paraprake të studimit në Laboratorin Kombëtar të Los Alamosit në SHBA tregojnë se një mutacion i veçantë, i emërtuar D614G, po bëhet më shumë dominant dhe e bën koronavirusin më tepër infektiv dhe më të ashpër.

Shkencëtarët kanë gjurmuar ndryshimet në pikun e virusit duke përdorur një bankë të dhënash të quajtur Iniciativa Globale për Ndarjen e të Gjitha të Dhënave për Gripin. Ndërsa kërkuesit në Universitetin e Londrës dhe të Glasgout theksojnë se vetëm 1 nga 198 versionet e virusit vdekjeprurës është më dominant dhe po qarkullon aktualisht në të gjithë botën.

Ata publikuan dhe një raport të studimit, në të cilin konfirmuan se çdo gjë është teorike deri tani, pasi nuk disponojnë informacion se çfarë efekti ka ndryshimi i gjenomave të Covid-19. Monitorimi i ndryshimit të strukturës së virusit është i rëndësishëm pasi ndihmon në zhvillimin e vaksinave.

E huazuar.

Ju rekomandojmë këta artikuj:

Ndikimi i Rrezeve të Diellit në Luftimin e Koronavirusit

Këshilla Si ti Pastroni Ushqimet gjatë Koronavirusit

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com