Koronavirusi Prek më së Shumti Burrat që Kanë Këtë Lloj Sëmundjeje
Edhe pse dikush mund të infektohet me Covid-19, duket se kjo sëmundje prek më së shumti burra të moshuar me sëmundje kronike, tregon një studim i ri.
Studimi i publikuar sot në “European Journal of the Heart”, zbulon se burrat me sëmundje të zemrës kanë një përqendrim më të lartë të enzimës së caktuar në gjak, e cila konverton ACE2, sesa gratë me sëmundje të zemrës, raporton CNN.
Përqendrimet më të larta të ACE2 mund të çojnë në rritjen e prekshmërisë ndaj koronavirusit, thonë autorët e studimit.
“ACE2 është një receptor në sipërfaqen e qelizës. Ai lidhet me virusin korona dhe lejon që të hyjë dhe infektojë qelizat e shëndetshme pasi të modifikohet nga një proteinë tjetër në sipërfaqen e qelizave”, tha Adrian Vors, profesor i kardiologjisë në Qendrën Mjekësore Universitare Groningen në Holandë, i cili drejtoi studimin.
E huazuar.
Ju rekomandojmë këta artikuj:
Studim: Duhanpirësit dhe Ish-duhanpirësit janë Dyfish më të Rrezikuar nga Koronavirusi
Si të Mbrohemi nga Koronavirusi në Ambientet e Jashtme, pas Daljes nga Karantina