Lart

Kryhet operacioni i komplikuar në QKUK, i shpëtohet jeta 55-vjeçarit

Puna ekipore e mjekëve të disa klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, nën udhëheqjen e kirurgut vaskular, anesteziologut, kirurgut torakal, kardiokirurgut dhe ekipit përcjellës ka shpëtuar jetën e një 55 vjeçari të therrur me thikë.

Pacienti i therurr me thikë në shpinë kishte pësuar lëndim të Aortës së gjoksit, kurse pas mobilizimit të ekipeve kujdestare dhe operacionit që ka zgjatur disa orë është arritur të shpëtohet jeta që po rrezikohej çdo moment.

Përveç lëndimit të Aortës së gjoksit kishte dhe dëmtimi të pjeserishëm të palcës së kurrizit.

Operacioni  ishte shumë kompleks dhe është kryer me sukses të plotë.

Lëndimet e tilla në shumicën e rasteve janë fatale për pacientin. Në QKUK është hera e parë që kryhet ky lloj i intevenimit të rëndë.

Shpërndaj
Lajme - Probleme.me