Si janë dhe ku po Trajtohen të Prekurit me Koronavirus, Tregojnë Mjekët e QKUK-së
Të gjithë të prekurit me koronavirus Covid-19 janë në gjendje stabile shëndetësore. 10 nga 16 të infektuarit po trajtohen në Klinikën Infektive të QKUK-së.
Detaje për gjendjen e tyre shëndetësore ka dhënë infektologu, Valbon Krasniqi.
“Mund të ju thëm se gjendja e tyre shëndetësore për momentin është stabile, me përjashtim të pacientit të moshuar nga Vitia që është pak më e rënduar, i cili ka nevojë herë pas here për oksigjenoterapi, por edhe gjendja e tij shëndetësore për momentin është stabile. Për momentin kemi 10 pacientë të shtrirë në Klinikë të konfirmuar me COVID-19″, tha Krasniqi.
Ndërkaq, sipas Insitutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë ka shkuar në 16 numri i të prekurve me koronavirus. Rasti i fundit ka qenë mbrëmë, ku një vajzë e cila kishte ardhur nga Londra, ka rezultuar pozitive, e prekur me koronavirus.
IKSHP-ja dhe Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht janë duke bërë thirrje qytetarëve t’i respektojnë rekomandimet e MSH-së dhe IKPSHK-së. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka lutur qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për higjienën.
E huazuar.
Ju rekomandojmë këta artikuj:
Fondacioni Gates, Mastercard dhe Wellcome Bashkohen për të Krijuar Ilaçet ndaj Koronavirusit
Si erdhi Koronavirusi në Kosovë, çdo Ditë Raste të Reja në Rajone të Ndara