Lart

Si ta Luftoni Ankthin nga Pandemia e Koronavirusit

Në kushtet aktuale të pasigurisë, njeriu e ka shumë të lehtë t’i dorëzohet frikës dhe të vështirë të ruajë optimizmin.

Disa prej aspekteve më të rëndësishme të përballimit të situatës është marrja e informacioneve të sakta dhe perspektiva.

Njihuni me faktet

Psikologët thonë se hapi i parë drejt përballimit të situates, është që të njiheni me faktet e sakta nga burime të besueshme.

Ankthi përkeqësohet në mungesë të informacionit. Informacioni i tepruar e nxit stresin dhe si pasojë e tij, pikpamja ndaj jetës mund të ndryshojë.

luftoni ankthin pandemia koronavirusit

Perspektiva

Secili prej nesh po përballet me sfida të ndryshme por edhe të përbashkëta. E rëndësishmja është, që gjërat të vendosen në perspektivë dhe të kuptojmë se jo çdo gjë varet prej nesh.

E mira e të mirave është që të jemi të vëmendshëm dhe vigjilentë ndaj gjërave që mund të bëjmë dhe atyre që nuk janë në dorën tone. Në fund të fundit, askush nuk ka vdekur nga ankthi, por të jetosh me idenë se ‘mua s’më gjen gjë” është vdekjeprurëse..

Kërko Ndihmë

Mos kini frikë të kërkoni ndihmë, qoftë edhe tek një psikolog.

Ju mund të bëni terapi nëpërmjet platformave të ndryshme të komunikimit dhe të flisni për atë, që ju shqetëson e të zbuloni burimin e ankthit.

Komunikimi është i një rëndësie parësore në këto ditë të vështira.

Mos u dorëzo

Ka shumë njerëz që e teprojnë duke mos zbatuar rregullat bazë të higjenës, me mendimin e gabuar se “është e vështirë të mos prekin fytyrën.”

Njeriu është i aftë të ndryshojë dhe të përshtatet me çdo rregull në të mirën e tij.

Mos u dorëzo. Mëso të lash duart, frenohu nga prekja e fytyrës, investo tek kujdesi për veten dhe pranoje, që disa gjëra të vogla varen edhe nga ty.

Duaje veten

Ankthi dhe frika janë armiqtë tanë që shpesh vijnë pa ftuar dhe na nxisin të jemi tepër kritikë ndaj vetes.    Ky është një moment shumë i rëndësishëm për të qenë dashamirës me botën tonë të brendshme

Mos u mbyll në vetvete si pasojë e frikës dhe dhimbjes.

Mbaje ankthin nën kontroll dhe mos e lejo që ai të jetë pandemia e jetës.

Ji kurajoz/e. Gjëra të tmerrshme ndodhin gjithë kohës, por njeriu mund të ecë përpara falë dashurisë dhe shpresës, që sipas popullit, nuk vdes kurrë.

E huazuar.

Ju rekomadnojmë këta artikuj:

Kolla e Thatë, a është Gjithmonë një Shenjë e Koronavirusit

Si janë dhe ku po Trajtohen të Prekurit me Koronavirus, Tregojnë Mjekët e QKUK-së

faqja probleme.me
Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.meShëndeti - Probleme.me
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni [email protected]