Lart

Magnez ka shumë më tepër në fara sesa në banane

Ky mineral i rëndësishëm duhet të konsumohet rregullisht, por nuk është e nevojshme të orientoheni në suplemente dietike, por është më mirë ta merrni natyrshëm, përmes ushqimit që na ka dhënë natyra.

Kërkesa ditore për këtë mineral është midis 300 dhe 400 mg në ditë.

Magnezi është i rëndësishëm për rreth 300 reaksione biokimike në trup, nga balancimi i niveleve të sheqerit në gjak, sinteza e ADN-së deri te relaksimi i muskujve, lehtësimi i ngërçeve dhe pezmatimeve të lëkurës, zgjidhja e kapsllëkut …

Prandaj, është e rëndësishme ta konsumoni atë rregullisht, por nuk është e nevojshme të përdorni suplemente dietike, është më mirë ta marrim atë natyrshëm, përmes ushqimit që na ka dhënë natyra, shkruan Atma, përcjell Telegrafi.

Ushqimet e pasura me magnez:

Bajamet

Bajamet janë një meze e lehtë e shkëlqyeshme, sepse 30 gramë përmbajnë deri në 105 mg magnez. Përveç magnezit, bajamet janë të pasura me vitaminë E, proteina dhe acide yndyrore omega 3.

Susami

Përveç se është një burim i mirë i hekurit dhe vitaminës B6, susami është gjithashtu i pasur me magnez – 30 gramë përmbajnë 100 mg magnez. Mund ta shtoni në pothuajse çdo pjatë, nga sallatat dhe sandviçë e perime, mish të pjekur…

Arrat indiane

Një racion prej 30 gramësh siguron dhjetë për qind të konsumit të rekomanduar të hekurit, por gjithashtu përmban shumë magnez – 89 mg, që është shumë më tepër se një banane, e cila ka rreth 22 mg të këtij minerali të rëndësishëm.

Shpërndaj
Lajme - Probleme.me