Lart

Mbi 42 milionë britanikë “do të jenë mbipeshë deri në vitin 2040”

Mbi 42 milionë të rritur në Mbretërinë e Bashkuar do të jenë mbipeshë ose obezë në vitin 2040 dhe në rrezik të lartë për 13 lloje të kancerit, ka zbuluar një raport alarmues, raportoi The Guardian.

Të dhënat e mbledhura nga Studimet për Kancer në Britani tregojnë se 71% e personave do të jenë mbipeshë deri në vitin 2040, një rritje prej 64% sot. Nga ta, gati 36% e të rriturve – 21 milionë persona – do të jenë obezë.

“Këto të dhëna duhet të shërbejnë si një thirrje për zgjim për qeverinë rreth gjendjes së shëndetit tonë kombëtar”, tha Michelle Mitchell, drejtor i institutit për studime të kancerit.

Javën e kaluar, qeveria njoftoi se po shtynte masat për të trajtuar ushqimin e pashëndetshme për 12 muaj.

Të qenit mbipeshë ose obezë rrit rrezikun për të paktën 13 lloje të ndryshme të kancerit dhe shkakton po ashtu sëmundje të tjera si diabeti. Në Britani, rreth 22,800 raste të kancerit i atribuohen obezitetit çdo vit.

Shpërndaj
Avatar
Lajme - Probleme.me