Lart

Me kefir (kos Kaukazi) shpejt do të humbni kilogramët

Vetëm për tri ditë mund të humbni dy kilogramë, sepse kefiri në mënyrë drastike ul apetitin dhe gjatë mban ndjenjën e ngopjes

Pija nga qumështi është e pasur me kalcium dhe vitaminë D, ndërkaq përmban edhe nivel të lartë proteinash.

Dieta me kefir eliminon nga organizmi helmet të cilat shfaqen për shkak të shtresimit të ushqimit në zorrë, ndërkaq kilogramët e tepërt i eliminon shumë shpejt.

Kjo pije është e pasur me minerale dhe vitamina. Ka mjaft kalcium dhe vitaminë D, gjithashtu përmban nivel të lartë proteinash dhe pak hidrokarbure.

Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe punën e sistemit nervor dhe ndihmon në punën normale të zorrëve dhe i gjithë trakti gastrointestinal.

Kefiri, gjithashtu përmirëson gjendjen e flokëve dhe thonjve dhe rinovon lëkurën, duke i dhënë asaj elasticitet.

Kjo pije tret dhjamin nga trupi, gjë që çon në humbje më të shpejtë të peshës.

Hulumtimet kanë treguar se ky produkt ndihmon në luftimin e osteoporozës, artrozës, dhe gjithashtu rekomandohet për ata që vuajnë nga depresioni, sepse ka një efekt pozitiv në psikikën dhe të gjithë sistemin nervor.

Kefiri i bërë në shtëpi ka veti shumë më të mira se ai i blerë, kështu që nëse keni kushtet, është më mirë ta bëni vetë.

Shpërndaj
Lajme - Probleme.me