Lart

Mjekët Bëjnë një Zbulim të Frikshëm, Gjendet Mikroplastikë Brenda Embrionit

Shkencëtarët e kanë përshkruar zbulimin e mikroplastikës në embrione si një shqetësim shumë të madh.

Gjatë një studimi ata kanë zbuluar substanca sintetike brenda embrioneve që janë duke u zhvilluar në barkun e nënave.

Studimi nisi me një grua nga Italia që nuk kishte pasur probleme në shtatzënitë e mëparshme. Pavarësisht shëndetit të saj të mirë gjatë të gjitha lindjeve, në embrionin që ajo klithe në bark u gjetën mikroplastika.

Nuk është e qartë se çfarë efekti do të kenë ato në foshnjën dhe shëndetin e saj, por sigurisht, ato nuk mund të jenë të mira.

Shkencëtarët nga spitali i Romës, kanë thënë se me prezencën e plastikës në trup, sistemi imunitar modifikohet gjithashtu, duke mos e njohur plastikën si diçka joorganike.

Në këtë rast, qelizat njerëzore janë të kompozuar nga përbërës biologjik dhe joorganik.

Kërkuesit kanë gjetur 12 fragmente të mikroplastikës në në katër nga gjashtë placentat e dhuruara nga nënat pas lindjes së foshnjave të tyre.

Kërkuesit kanë treguar se çdo vit prodhohen rreth 320 milionë tonë plastikë që nuk riciklohet. Por këto plastika, nëse hynë në qelizat njerëzore mund edhe të ngacmojnë reagimin e sistemit të imunitetit.

Kjo mikroplastikë mund të përmbajë edhe materiale të tjera të dëmshme duke marrë parasysh ë ambienti në të cilin jetojmë është shumë i ndotur, dhe kjo do të thotë se mund ta bëjë prezencën e tyre në sistemin tonë edhe më të rrezikshme.

Shpërndaj
Storie - Probleme.me